Dardan Islami: Ramush, ti je i pafajshëm!

21.01.2017 13:46:30

Mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestën e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në mbështetje të gjeneralit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Publicisti Dardan Islami tha se qëndresa heroike e Haradinajt na jep fuqi dhe shpresë për ta mbrojtur heroizmin, transmeton KP.

“Ramush i dashur, komandanti im, edhe sot jemi me ty. Qëndresa jote heroike në luftë, na jep fuqi dhe shpresë për ta mbrojt heroizmin tonë. Ti je i pafajshëm këtë e dinë edhe ata që fabrikojnë të pavërteta, pafajësinë tënde e ka vulosur gjykata më e madhe në botë”, tha ai.