Dardan Molliqaj thyen heshtjen për sulmin ndaj Kuvendit, për të mbuluar heshtjen për aksionin për ndalimin e trenit?

15.01.2017 19:33:26

Nga Rexhep Kastrati

Sekta okulte e Albinit nëpëmjet Dardan Molliqajt ka thyer heshtjen lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, për të fshehur heshtjen për ndalimin e trenit. Por ajo që thonë, është se kanë fakte të reja se sulmin nuk e kanë kryer aktivistës e saj. Tash po, e kanë sqaruar kuptimin e asaj që ka shkruar Astrit Dehari në ditarin e tij: “Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret “Lëvizja.”. Po a do të thotë se në këtë mënyrë janë krijuar fakte, apo janë zhbërë fakte edhe për mundësinë e përfshirjes së sektës okulte të Albinit në vdekjen e Astrit Deharit, në vrasjen apo vetëvrasjen e Arbnor Deharit dhe në shumë raste të tjera të dhunshme dhe me elemente teroriste. Në fakt, përpjekjet për të manipuluar me opinionin nëpërmjet keqinterpretimit të fakteve të njohura për publikun mund të konsiderohen në këtë kontekst, dhe të gjitha së bashku për të penguar zbardhjen e të vërtetës për të gjitha rastet, përfshirë edhe të Arbnor dhe Astrit Deharit. Në këtë kontekst, a janë kujdesur që të zhbëjnë faktet për një takim eventual të Dradan Molliqajt dhe Dardan Sejdiut me ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të burgut në Prizren, Destan Zogajt, më 4 nëntor të vitit të kaluar, pra vetëm një ditë para vdekjes së Astrit Deharit? Në këtë kuptim, a kanë arritur që të zhdukin apo të shkurtojnë filmimet e kamerave të sigurisë në lokalin e ckatuar ku mund të jetë realizuar takimi? Këto janë pyetje që i kam shtruar edhe më parë, por pos një mohimi nga ana e Destan Zogajt, nuk ka ndonjë përgjigje nga dy Dardanët, por as nga Tomë Gashi. Fatkeqësisht, me deklaratat e sotme, Dardan Molliqaj, veçsa ka konfirmuar atë që i ka thënë edhe Astrit Deharit se për faktet do të kujdeset Lëvizja, duke bërë të beseushëm se gjatë tërë kësaj kohe, apo edhe më parë, kjo sektë është kujdesur që të eliminojë çdo dëshmi apo çdo të dhënë për takime të fshehta dhe për ngjarje të ndryshme. Ku e merr kjo sektë këtë fuqi dhe këtë mundësi? Gjithsesi thyerja e heshtjes nga ana e kësaj sekte, e cila kishte deklaruar se do të mbrohej me heshtje përballë akuzave për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që ka heshtur dhe po hesht që sa kohë edhe për vdekjen e Astritit, është një dëshmi tjetër se kjo sektë ka frikë edhe më tej nga e vërteta për vdekjen e Astritit, dhe se vetë deklarimin e heshtjes si mënyrë mbrojtjeje e kishte vetëm një rrenë, një mashtrim. Përveç këtyre, thyerja e heshtjes sot, vetëm një ditë pas ndalimit të trenit, për të cilin thuajse heshtën plotësisht, është edhe një dëshmi sesa rëndë e kanë përjetuar suksesin e këtij aksioni për vendin. Mirëpo, një gjë duhet ta dijë sekta okulte e Albinit, vetë Albini dhe kushdo tjetër që fshihet apo kontrollon këtë, se edhe e vërteta për implikimin e tyre në vdekjen e Astritit do të dalë e plotë, edhe Kosova do të tregojë kujdes të mos bjerë në provokimet serbe dhe të tjerëve që duan ta destabilizojnë atë dhe rajonin.