Dardan Sejdiu po e shpreh euforinë e tij propagandistike, tha Mustafa

08.10.2016 20:51:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Muhamet Mustafa i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në katër rreshta shumë defekte. Mustafa tutje ka shkruar se Sejdiu është hidhëruar shumë për këtë ligj mbi Trepçën.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

NE KATER RRSHTA – SHUME DEFEKTE

ose Kur euforia progandistike sakaton gjykimin e një ekonomisti. Shembull shkollor DS.

Dardan Sejdiu kishte marre sot një deklaratë timen ne Index online e cila është dhënë  si përgjigje ndaj hidhërimeve te qarqeve rigjide qeveritare serbe për aprovimin e Ligjit mbi Trepçën. Edhe DS është hidhëruar shume për këtë Ligj ( besoj për arsye tjera) por është një nivel tejet i mjeri i debatit ( nëse kjo fare mund te quhet debat) kur ne shpejtësi dhe pa u analizuar gjithcka tentohet te përdoret për ta ushqyer euforinë e tij propagandistike.

Unë dhashë një sqarim ne murin e tij, por meqë e pash te publikuar ne “Zeri” dhe Indexonline mu i nevojshëm ky sqarim për opinionin.

Borxhet diskutohen midis shtetesh sovrane. Është fjala për borxhin qe është dashur ta paguaj Serbia për shkak te okupimit te Kosovës përgjatë viteve 90″ dhe përdorimit (lexo keqperdorimit) te asetve te saj, ato 10 vite, se bashku me shume organizata te tjera qe kane hyre borxh me vendim dhe garanci te Kuvendit te Kosovës , një fature prej qindra milionësh i është prezenetuar Serbisë edhe ne Viene si pjese e negociatave për çështje ekonomike.

Delegacioni i Kosovës ka argumentuar këtë dhe ka shprehur qëndrimin se borxhet qe është dashur te paguhet me planin e maturimit per ato vite duhet ti faturohej Serbisë, pra për atë periudhe, as me herët as me vone. Plani i Ahtisarit e ka apsolvuar kete dhe ka konkluduar se për çështjen e borxheve palët duhet te merren vesh, e nese palët nuk merren vesh do te vendos një arbitrazh.

Prandaj ne Bruksel duhet bisedohet per demet ekonomike qe ka bere Serbia si shtet ne Kosove ( ku përfshihet edhe demet e borxhet shtetrore qe lidhen me Trepçën dhe tjerët, dhe jo diskutim për Trepçën). Kete do te duhej ta dinte edhe nje ekonomist mesatar bile dhe ky ka qene edhe qëndrim i VV.

DS e harron kete, nuk mendon si ekonomist, dhe ne përpjekjet qe te argumenton me çdo kusht dicka qe nuk ekziston , ne funksion primitiv propagandistik, del se nuk e kupton këtë.. Euforia propagandistike sakton mundësinë e gjykimit te drejte. Postimi DS është një shembull shkollor për këtë situate.