Darka e fundit, Meta shfaqet herë si Juda dhe herë si Jezusi!

02.11.2019 20:25:43

Një mënyrë tepër ndryshe nga herët e tjera është zgjedhur nga artistët për të protestuar mbrëmjen e sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Piktori i njohur Avni Delvina ka vendosur të mbajë ekspozitën e tij dedikuar pikërisht mbrojtjes së teatrit. Ekspozita e titulluar “Notre Dramë de Tirana”, e cila ka në thelb qëndresën e artisëve ka ngjallur kërshërinë jo vetëm të publikut të thjeshtë dhe artistëve, por edhe disa figurave politike.

Veprat e ekspozitës përmbledhin 18 muaj qendresë të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Të pranishëm në ekspozitë janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.