DASH reagon ndaj referendumit të paralajmëruar në Republikën Sërpska

02.09.2016 17:16:56

Departamenti amerikan i Shtetit tha se referendumi i paralajmëruar në Republikën Sërpska është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës.

Republika Sërpska ka planifikuar për 25 shtator referendum, në të cilin qytetarët do të deklaroheshin nëse e mbështesin 9 janarin si Ditë të entitetit.

“Respektimi i sundimit të ligjit nga të gjitha palët në Bosnje është vendimtar për procesin demokratik”, tha Departamenti amerikan i Shtetit, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

 

Vëzhguesit thonë se referendumi mund të çojë në ndarje të mëtejshme në Bosnje, ku që prej luftës së viteve ’90 ekzistojnë dy entitete të veçanta: Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Sërpska.