Dashamir Tahiri ankimon në Gjykatën Administrative heqjen e mandatit

05.01.2017 14:41:00

Dashamir Tahiri, përmes avokatit të tij Fatmir Braka ka depozituar në Gjykatën Administrative një padi penale ndaj vendimit të KQZ që i hoqi mandatin në bazë të Ligjit për dekriminalizimin.

“Argumentet janë ato që parashtruam në KQZ. Vendimi i KQZ ishte i paarsyetuar. KQZ duhet të përcaktonte edhe Gjykatën kompetente. Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ deri sa të merret vendimi. Tahiri do të jetë deputet deri në vendimin e firmës së prerë të Gjykatës. Dashamir Tahiri ka qenë i padënuar dhe ligjërisht ai është i pafajshëm. Kërkojmë nga Gjykata Administrative të pezullojë vendimin e KQZ”, tha Braka.

Braka gjithashtu tha se po shqyrtojnë mundësinë e depozitimit në Kushtetuese dhe të ligjit për dekriminalizimin.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi në fund të muajit dhjetor mandatin Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.