Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses

11.05.2018 12:12:33

Nga: Sinan Kastrati

Të dytë,  emrat e vajzës tiranase dhe e djalit kosovar fillonin me shkronjë “S” dhe për habi të dytë kishin lindur e jetonin në qytetin dhe në katundin që kishin të njëjtën shkronjë, shkronjën ”T”, Tiranë dhe Turjakë që ishin edhe vendbanimet e tyre.

Dashuri që  zgjati zgjati dy ditë

Dhe tash, duke e kujtuar at “histori” të dhimshme të para 70 vjetëve, si për çudi edhe unë jetoja në shtetin që fillonte me po të njëjtën shkronjë “S”, në Suedi.

Po bëhen 27 vjet që kisha ardhur në Suedi, bashkë me familjen time. Ishte fundi i muajit qershor të vitit 1992. Pasi u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare, një muaj më parë, më 22 Maj e ku edhe mua më kishin propozua për deputet, mu kujtua krejt pa dashje, Ramë Bllaca dhe historia tragjike e Qazimit, djalit të Ramës. Edhe ai diku në fillim të viteve 1930 kishte qenë deputet i kuvendit të Serbisë që pleqt i thonin “posllanik skupštne, në Beograd. E Rama, e kishte marrë me vehte Qazimin që të shkollohet .. e pale mabasandej çka do të bëhet.

Dhe në kokë më shkonin në mend lloj mendimesh e më kujtoheshin tregimet që dikur gjyshi dhe gjyshërit nga Turjaka na tregonin dashuriqkat që kishin pasur kur kishin qenë të rinj so qobanë me dele e kur korrnin grunet me drapër, kur shkonin në mulli e kositnin livadhet por që nuk kishin pasur fat e nuk kishin guxua me i tregua askujt për jaraneshat e tyre.

Ata nuk dinin të lexonin e as të shkruanin sepse nuk kishin qenë në shkollë e nuk kishin pasur libra me “sllova”. Pastaj, me shkua në shkollë, bâhesh shka (sllav), iu kishin thënë hoxhallarët. Prandaj, edhe gjyshi thonte: “Ma mirë âsht me ni se me pa”

Dhe mendova e mendova e mendova e nuk më kujtoheshin emrat e asnjë “partizani” kosovarë që kisha dëgjua sa e sa herë të njëjtat ngarje e historitë e tyre të dhimshme. Së shpejti bëhen 30 vjet që jetoj në Suedi e edhe nja 15 më parë, pra para 40 e më shumë vjetëve, kur isha fëmi  kisha dëgjuar këto “histori” të dhimshme nga pleqt që dikur edhe ata kishin qenë të rinj, po prap nuk më kujtoheshin emrat e atyre djemve që kishin mbetur “me gishta në gojë” e për ta shpëtuar kokën kishin ikur bashkë me partizanët shqiptarë, në Shqipëri.

 

Ndërsa mbaja mend “Vrasësin” e ujqëve, “Urën e mjerimeve”, “Folejën tragjike …” e …  “Lulja e kujtimit” por jo edhe at vajzën tiranse që nga trgimet që kisha dëgjuar, më dukej sikur po e shihja.Ajo më dilte para syve

Kishte flokë kaqurrela e të gjata që kur ecte, nuk shihej asnjë pjesë e trupit të saj të bukur nga flokët. Dukej sikur të ishte njëZanë e Maleve të Turjakës e të Zatriqit. Flokët i mbante të lshuara pas shpine e ato ia shtonin edhe më shumë bukurinë e asaj vajze të hishme (e të “shishme” tiranse. Dikur bërtita nga gësimi “SIER” dhe e pash se më doli gjumi e nga britma ime, u zgjova. Ferkova sytë dhe pash se kisha qenë në ëndërrr në krevatin e butë e jastakun me pendla. Vrapova në dhomën time të punës dhe shpejt e shpejt e shkruajta me një fletë të bardhë, tri herë,  emrin SIER, SIER, SIER, sikur frigohesha se do të më ikte e mua më vinte keq për Sylën që s`e kisha takur kurrë.

Oh sa kisha dashur të isha në ëndërr në ëndërr e ta dë dëgjoja nga goja e Sali Xhemjlisë, Lil Dergutit, Sahit Jeminit e … babës Ukë ato që ata më kishin tregua treguan për Rifat Berishën, për Kapetan Rudin e Palushin dhe për Sylën. Isha në ëndër por ato që dëgjova për Sier-in e për Sulon ishin identike me ato që kisha dëgjuar nga gjyshi Imer Seferi, Adem Nishori, Islam Maliqi e të tjerë pleq nga nga krahinat e tjera, Hazir Prellovci e Hazir Xhaka, Shaban Mrasori e Shaban Azemi, Halil Hamza i Kaznikut e Hazir Gariqi…

Eh more bir, fillonte ai më plaku bisedën, erdhën një grup partizanësh nga Shqipëria. Në odën e …. Smajl Zenelit, Ramadan Nezirit, të Metë Xhemajlisë, Hamid Tushës të Imer Seferit vinin mysafirët sepse kishin oda për miq e mysafirë e jo oda me “lule”, qysh iu thonin pleqt sobave të nuseve. Aty kishin ardhur edhe më herët krerët e katundeve e të krahinave tjera por jo partizanë nga Shqipëria. Kishte ardhur Shaban Palluzha e Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci e Mstafë Kruja, Bajram Begi e Azem Bejta.

Dhe kështu, partizanët kishin dëgjua se në Turjakë e në Zatriq ka burra të zgedhun, pleq, trima e bukëdhënës dhe erdhën. Ata madje dinin edhe për Bali Agën, Ali Agën, Dan Zatriqin, Bajram Qaushin …

Një partizan, që nuk ishte më i vjetri në moshë por dukej se ishte “ma i madhi”, filloi të na flas për “besën” që kishin lidhur me vëllezërit jugosllavë. Një nga pleqt, më duket se kish qenë Sahit Mstafa apo Metë Xhemajlia, i thotë ati “kogjabashit”, –Na serbët nuk i kemi vllazen e as nuk iu besojmë sepse ata na kanë bâtare sa herë ka ardhur ushtria e kralit këndej. Nuk ka më shumë se 20 vjet kur krejt Qypevën (katund afër Bublit, Damanekit e Turjakës), i kanë bâ batare. Veç ni fmi ka pshtu,Halili i Vogël. Edhe ai ish mshef në fletët e kungllit se edhe atij ia kishin hjek kryet. Edhe te Vakafi i Lubizdës, serbi i ka bâ batare, burrat ma t`zgedhun të Damanekit e të katundeve tjera, n`kohen e Azem Bejtës.

Pas kësaj bisede në odën plot tym duhani ra një një hshtje.

-Mjaft ma more kok` ….   mos me fol edhe njëherë e fjalën nuk mundi ta kryej sepse e preku një ushtarak, që dikush i tha “Komandant Shpati apo Shati” me brryla, sikur donte ti thonte: -Mos u ngut se këta kanë të drejt e i njohin më mirë e besa jemi në konaqe të tyre se këta nuk janë më pakë trima se sa ne!

Ajo natë ishte nata e parë që partizanët shqiptarë (nga Shqipëria) kishin ardhur në Turjakë. Ata më nuk erdhën. Por Syla (Sulo) shkoi me ta. Sulon më nuk e kishte parë askush. Thonë se ka luftua me partizanët shqiptarë deri në  Varazhdin e në (Banatë) Vojvodinë, duke e ndjekur gjermanin.

Pasi mbaron lufta, Sylën e kishin caktua si udhëheqës komune në Prizren. Ai në zyrën e vetë e kishte edhe një flamur kuq e zi e në ndërtesën e komunës valonte edhe Flamuri Shqiptar.

Kaundarët e Hasit, Suharekës e të Rahovecit shpesh kur shkonin në Pazar në Prizren, shkonin te Syla e i ankoheshin se “disa aradha partizane me shki të Shumadisë”, natën po i vrasin djemtë më të mirë të katundeve. Po na marrin drithin e magjen pe ne lanë thatë! Besa edhe shkollat shipe nuk pi hapin e “otkup” pe na qesin sa ska më shumë. Dhitë “e kuq” ni kanë marrë e “parezin” për dhen, e lesh, tlye e djath pa duhet mi dorzu në komunë. Syla i dëgjonte e nuk fliste sespe e shihte që qenkan mashtruar.

Nëpër zyrat e komunës i kanë shti n`punë veç shkie e “naselenik”, vazhdonte tjetri katundar e Syla mendonte, “qare vetit nuk i bante”.

Syla i kishte dëgjua edhe nga të tjerët të njëjtat ngjarje dhe nuk dinte çka po ndodh e ai çka të bëjë. Me Fadilin e as me Xhavitin e Xhevdetin nuk shihej. E mori vesh se Eminin e kishin vra diku te Gjilani. Ndërsa fliste me disa katundarë të Blacës, Bellenicës e të Banjës, sytë i shkuan te vendi i flamurit shqiprtar që dikush e kishte hjekur natën. U afrua dhe nga dhe shikoi nga dritarja e nuk e pa Flamurin Shqiptar. Doli nga zyra e katundarët i harroi që kishin ardhur “me kajt naj dert”  dhe ende pa zbritur, dëgjoi disa zëra serbisht. Qetnikët serbë me rroba partizane kishin hyrë edhe në Prizren.

Tash donin rendin e kishte Syla, luftëtari besnik për çlirimin e Kosovës. Ai edhe pse i pa shkollë, kishte marrë “garanci” nga më të mëdhenjët se pasi ta largojmë gjermanin, do ti kemi të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë e …. do të hapen shkolla edhe në gjuhën shqipe … Por tash po e sheh që nuk është ashtu, nuk po i dalin fjalët qysh i kanë pas e besën që e kanë “lidhur”.

Besa i shkoi mendja se edhe vrasjet e Abedinit e të Gnimetes, në Gjakovë, partizanët serbë i kishin qit në pritë. Edhe ballistët e Kosovës i kishin pushkatua pa gjyq ose siq e quanin atherë “Gjyq në emër të popullit” e i pushkatonin vetëm shqiptarët.

Sylën, duke dashur të dalë në oborrin e një shtëpie dykatëse që ishte vendosur administrata komunale, dy djem të rinjë trima shqiptarë, nuk e lënë me dalur jashte. I tregojnë se nëse del do të arrestohet me arsyetimin se është për bashkimin me Shqipërinë e kundër “Vllaznim Bashkimit” e “Internacionalizmin proletar”

I prijnë dhe nga një derickë tjetër që ishte në podrumin e shtëpisë, dalin Syla në përcjelljen e atyre dy djemëve. Thonë se ishin kanë nga Rahaveci.Pasi i desh teshat e partizanëve dhe e heq kapuqin me yllin pesërremësh, vishet me do tesha si të qobanëve, që mos të hetohet dhe natën e kalojnë kufirin e dalin në Shqipëri.

Atje Syla, më së pari shkon te një ish miku i tij, “Komandant Spati”në Tiranë, ish partizan dhe komandant i aradhave partizane nga Shqipëria që kishin luftua bashkë me briggadën e shtatë shqiptare që e kishin çlirua Prizrenin e Pejën dhe kishin shkua deri në Vishegrad e Vojvodinë duke i ndjekur “fashistët” gjermanë.

Syla i kishte thënë komandantit dhe komesarit politik që të ndalen në Kosovë e mos të shkojnë më larg por fjalët e tij jo vetëm që kishin shkua në vesh të shurdhët por edhe nuk ishin prit mirë e ai ishte kritikua me vrejtje “çortim” nga partia komuniste. Ai e dinte sepse e informonin katundarët se si, na duke shkua pas gjermanëve, forcat serbe “partizane” po hujnë në Kosovë. I kujtohet edhe Mixha Shaban që i kishte thënë, Sylë, unë nuk e kam ndërmend me shkua mas partizanëve se qetnikët serbe, bashkë me partizanë po i vrasin shqiptarët në Drenicë. Shabani e njihte Sylën se në Turjakë kishin ndejtur në dasmën e Salih Xhemajlisë e Syla ia kish marrë kalin e mixhës Shaban e  i kish qit taxhi, barë të Jaruvave dhe ia kishte kashagit (kreh) kalin.

Dhe “komandanti” u gëzua kur e pa “Sulon” sepse kështu ata e quanin Sylen. Pastaj sikur donte ti tregonte vetëm Sulos e mos tia dëgjonte kush, iu afrua Sulos sa më afër dhe gojën e ofroj afër veshit e i tha: -Sulo, nuk ke bërë mirë që ke ardhur këtu. Ne i kemi punët edhe më keq. Mua më kanë “desh” dhe mi kanë marrë të gjitha gradat e meritat. Por nëse pshtoj me kaq, unë jam i lumtur.

Bisedën e ndrëpreu një vajzë si pehrri që hyri në dhomën ku ishte babai e Sulo. Ishte vajza e komandantit, Sier-i.

Ajo na pruri disa sheqerka dhe një kafe por sytë mi nguli mua sikur të me njihte qysh herët në fëmijëri. Ishte një gocë që veç Zoti kish ditur dhe e kish falur me të gjitha të mirat, siq thonë në Turjakë. Kishte një trup mesatar por të gdhendur. Gjokset veç sa nuk i pëlcisnin nga një këmishë të bardhë të pastër si bora e maleve që e kishte përthekua deri në qafë e nuk i shihej krejt qafa e hollë dhe e gjatë. Po kjo ia shtonte edhe më shumë bukurinë Sier-it. Belin e kishte të hollë që me dy duar munesha me ia përthekua e vithet e trasha por jo shumë. Nuk më kujtohet çka kishte të veshur poshtë por i dalloheshin kofshët e trasha plot mish muskuloz.

–Mirë se na keni ardhur Sulo! Ngrita kryet dhe e shikova sikur nuk iu besoja syve të mi. Ajo ma dinte edhe emrin. – Baba na ka tregua për ty! Ai sa herë që flet për luftën, nuk e le pa e përmendur Kosovën dhe ty!

Unë sikur u lehtësova dhe thash më vehte, a është e mundur që edhe Sier-i të dije për kush jam unë? Ndieva për herë të parë diçka që nuk disha çka është, “dashni”.,

Po a ndien edhe Sier-i për mua ate që unë ndieja për te?

Sier-i ma k`puti shpirtin e ma ndau zemrën për gjysëm. Harrova për një moment të gjitha ato vuajtje gjatë luftës dhe rrugën përplot me rreziqe që kisha kaluar kufirin jugosllavo-shqiptar, ilegalisht.

Mendoja vetëm për Sier-in. Oh sa do të doja të rrija me te e të folja.Më shumë nuk “doja”.Ti tregoja Sier-it ato që kisha parë e dëgjuar …. nga babai i saj e për “Sier-in” (?).

Ajo nuk kishte më shumë se 18-20 vjeç e unë në dy javë para Shën gjergjit i kisha mbushur 24 vjet.

Komandanti sikur e hetoi se unë humba në mendime e “ika” në Kosovë,  në kohë të luftës, doli jashtë e na la vetum mua, Sylën kosovar, Sulon “shqiptar” me Sier-in.

Ajo më tregoi se po vazhdon shkollimin në një kurs për rrobaqepsi. -Ka shumë shoqe tiranase që vijnë në kurse nate por edhe aso që nuk i lënë prindërit me ardhur në shkolla kundër analfabetizmit. Unë u frigoava se mos do të më pyes edhe mua të ngratin që nuk kisha as katër vjet të fillores, Si partizan kisha mësuar alfabetin. Dija të lexoja abetaren dhe të shkruaja emrin tim e ndonjë letër me pakë fjalë. Por letra “dashurie” nuk dija të shkruaj ani pse krenohesha që kisha qenë partizan e kisha  pasur  pushkë, mitraloz e martinë në krah.

Po ne, nuk ishte puna se nuk dashuronim por nuk kishim kohë. Atdheu kërkonte nga ne që ta çlirojmë. E donim atdheun të çliruar e të përparuar me dije e me shkolla të nalta.

Këto tregime, pjesë të shkëputura për Sylën, unë i “vesha” me petk letrar e artistik pasi që pleqt nuk flisnin për dashurinë nepër oda e ndeja tjera. Ishte marre, thonin ata me na dëgjua të rinjët se iu prishet mendja. Ata as nuk e dinin fjalën “dashuri”. Në vend të fjalës “dashni”  thonin “jarani, jaran e jaraneshë” e fjalën “dashni” më tepër e zienin në gojë se si “i ka desht“ gjyshja e gjyshi, baba e nëna, hallat e tezet, djalin e vajzën e nipat e mbesat.

Dha pa dashur mu kujtua “Martin Eden”e Jack London-it, një hamall … që s`kishte parë civilizim e nuk dinte çka është jeta e poezia. Prandaj, Syla, nuk “dëshironte” të flas por vetëm ta dëgjoj Sier-in e cila i fliste për jetën e re në Tiranë e për shkollën, për shoqet e për rrobat por edhe për një film dashurie të një partizani nga Kosova me një tiranase nga Shqipëria që e kishte shikua në kinamanë e qytetit të Tiranës.

E Syla nuk kishte parë asnjë film “dashurie”. Po ku kishte me parë filma dashurine në Turjakën e bukur që ishte si një botë në vete e shkëputur nga “Bota e civilizuar”? Ai në Prizren kishte parë një film me partizanë që ishte shfaqur diku në një rrugë të Prizrenit. Në muret e një shtëpie kishin vendosur një bez të bardhë dhe qytetarët shikonin luftën e partizanëve të Titos në Sutjeskë e në … në gjuhën serbishte.

Syla kishte parë edhe një film për Qetë e Sharit se si luftonin kundër ujqëve për me i ruajt delet.

Por tash isha në Tiranë ballë për ballë kisha Sier-in. Një partizan si “Partizani Meko”, nga Turjaka fliste me një vajzë qytetare nga Tirana, vajzë e shkolluar që dinte shumë. Nga një fjalë Syla nuk e kuptonte por bëhej sikur asgjë nuk po ik.

Vazhdon me letrat e Sier-it, vajzës tiranase që ia kishte dërgua Sylës, djalit turjakas.

Malmö, 11 Maj 2018