Dasma kthehet në tmerr

18.08.2016 15:44:32

Është publikuar një video në të cilën shihen një çift dhe familjarët e tyre duke vallëzuar. Gjithashtu, në videon e cila thuhet se është bërë në provincën Van në lindje të Turqisë, shihen edhe disa fëmijë.

Dhe papritmas vjen një shpërthim i madh, me gjasë një shpërthim i një makine bombë, e cila shkatërron dritaret e qelqit, prapa tyre.

Dhomë e tërë duket e tronditur para se fëmijët të fillojnë të ulërinin dhe e gjithë festa të shndërrohet në një tmerr.

Pluhuri dhe tymi pastaj mbushin dhomën ku nënat dhe fëmijët në panik, tentojnë të gjejnë mënyrën për të shpëtuar.