Dasmë me maska, ja si u martuan dy mjekët shqiptarë në Turqi

23.06.2020 08:36:36

Mjekët e rinj shqiptarë, Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë.

Ata kishin planifikuar ditën e ceremonisë së martesës së tyre, e cila u ndalua nga shteti turk për shkak të pandemisë së Covid 19.

Çifti i ri zhvilloi një ceremoni me katër vetë dhe me maska. Të dy familjet u mjaftuan të shohin ceremoninë në rrjetet sociale. Duken se festa e vërtetë do bëhet kur të hapen rrugët.