Dasmorët e helmuar në Elbasan, tre pacientë dërgohen në Tiranë

07.08.2018 11:52:20

Të paktën 31 dasmorë u helmuan nga ushqimi në Elbasan dy ditë më parë. Ata ndjenë probleme shëndetësore të dielën pas dasmës, por u paraqitën gjatë ditës së djeshme në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Mes personave të helmuar ishin edhe dy fëmijë. Ata kanë shkuar në spital me dhimbje të forta stomaku dhe të vjella.

Raportohet se tre prej personave që kanë shfaqur komplikacione u dërguan në Tiranë.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe nëndrejtori i spitalit të Elbasanit, Luan Rapi. Ai thotë se pacientët tashmë janë në gjendje më të mirë. “Nuk ka pasur më fluks, nga mesdita pacientët mund të largohen nga spitali”, tha ai