Daut Haradinaj: Ata që iu gëzuan lajmit për Thaçin e Veselin, do ishte mirë të shkonin me Millosheviqin

24.06.2020 22:31:07

Ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Dukagjinit, Daut Haradinaj ka reaguar pas aktakuzave të propozuara për Thaçin e Veselin.


Haradinaj ka thënë se ky është shumë lajm i keq, mirëpo se pret që Thaçi e Veseli të dalin edhe më të fortë nga kjo betejë.

“Natyrisht që është lajm tepër i keq, por është rast tepër i pakjartë sepse s’kemi dëgjuar se prokuroria publikon aktakuzën para konfirmimit. Është për t’u shqetësu edhe për vet kohën kur publikohet kjo aktakuzë. Kjo nuk është praktikë e njohur në drejtësinë ndërkombëtare. Aktakuza po tenton një gjykim publik. Gjykata është vet politike. Pra kur dihet se është paraparë një takim në Shtëpinë e Bardhë, aktakuza është politike dhe tendencioze. Aktakuza e ka devalvuar peshën e një zhvillimi të tillë. Ne do të jemi të vendosur, dhe besoj që Thaçi e Veseli do ta fitojnë këtë betejë dhe do të dalin edhe më të fortë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Madje ai ka pasur edhe një cilësim për ata që i janë gëzuar këtij lajmi.

“Gjithmonë ka pas zëdhënës të Millosheviqit, dhe do të ishte mirë që ata me pas shku me Millosheviqin”, ka shtuar Haradinaj.