Daut Haradinaj: Kush dreqin janë ata njerëz? Nuk ka pasur UÇK në atë kohë! (Video)

30.12.2016 19:43:41

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka pyetur sot se kush është UÇK-ja e vitit 1991?

“Kush dreqin janë ata njerëz? Nuk ka pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës në atë kohë. Nuk ka pasur. Ka pasur njerëz që kanë sakrifikuar, por nuk ka pasur çka po thuhet. Ne mund të bëjmë ligje të veçanta për të gjitha kategoritë që kanë sakrifikuar, por duhet që të jemi të saktë”, ka thënë ai.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së.