Daut Haradinaj: Ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën

Daut Haradinaj: Ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën

05.12.2016 09:56:01

Pas rezultateve të zgjedhjeve në Drenas, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë.

Sipas tij, Drenasi ka vendosur të ndryshoj dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën, transmeton Indeksonline.

“Drenasi ka vendosë me ndryshu dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën dhe ndryshimi për Kosovën që do të vij shpejt. Në emër të Drenicës dhe popullit të Kosovës nuk mund te udhëheqin ata që kanë qenë dhe janë njerëz që ndër vite ishin pro jugosllav. Ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë dhe ky ndryshim do jetë për popullin tonë, Isa Xhemajlaj dhe Drenasi janë ndryshimi i shumëpritur, Zeqir Kiqina dhe shumë miq kanë të drejtë ta ndjejnë fitore këtë ditë të veçantë”.