Daut Haradinaj propozon rezolutë për transformimin e FSK-së në ushtri

14.02.2017 15:46:35

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të diskutohet për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

“A mund të shkojmë në përjetësi duke pritur listën ‘srpska’ të ndodh një transformim i tillë. Po iu ftojë edhe një herë të diskutojmë hapur që Kosova ta përmbyll një kapitull, formimin e ushtrisë”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se transformimi mund të ndodhë përmes ligjit në Kuvend dhe kjo është arsyeja pse nuk duhet pritur më.

“Mos t’i japim karakter kush është bajraktar e kush jo por të diskutojmë që qeveria e Kosovës ta merrë një vendim. Ministrin e kemi prezent FSK e ka bazën e gatshme ligjore”.