Daut Haradinaj thotë se amaneti i Adrian Krasniqit ende nuk ka shkuar në vend

16.10.2016 16:27:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj e ka shkruar një mesazh prekës në kujtim të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Adrian Krasniqi.

“Adrian Krasniqi, vlla m’ka marr malli për ty! Unë sot jam më i plotë pse ishim bashkë! Ideali yt është rrugës për t’u bërë, por hala kemi shumë punë! Pusho i qetë se nuk je gjakhumbës” shkruan Dauti në faqen e tij në Facebook.