Daut Haxhaj: Pse nuk u votua Lista e LDK dhe aleatët në pritshmërin që kishim ?

18.06.2017 14:18:58

 

Mendoi se janë disa arsye që nuk morri mbështetje të pritëshme Lista e LDK, jo për fajin e bartësit të Listes prof. Avdulla Hoti dhe Listes si tërsi por ndodhi si pasoj e;

• Akumulimit të problemeve për shum vite në Kosovë
• Keqmenagjimi i LDK që nga 2006-ta
• Koalicioni me PDK
• Rrebelizmi brenda Grupit Parlamentar të LDK

Duke pas parasyshë mënyren e qeverisjes së keqe të Thaqi 1 dhe Thaqi 2, në peirudhen post Pamvarsisë sepse më heret qeverit ishin më teper dekor dhe po thuajse teknike pa të drejt vendimarrëse sepse ishte UNMIK që qeveriste me Kosoven, në qeverisjen e Thaqit ka ndodhë nje degradim i plotë i qeverisjes në mënyre banditeske dhe për cudi krejt kjo ka ndodhë para syve të 5 vendeve që e mbikqyrin Pamvarsinë e Kosoves!
Në këte periudhë kanë ndodhë gjera që nga kapja e institucioneve publike të Kosoves nga parapolika e deri te vjedhja industriale e votave që i ka parapri fuqizimi i njerëzve të papërgjegjëshëm me një të kaluar kriminale të pasurimit, degradim i sistemit financiar, shendetsor dhe arsimor!
Këtë momentum më së miri e ka shfrytëzuar Levizja Vendvendosje që ka rezultuar me rritje të dyfisht në zgjedhjet e fundit me tri sllogane tashmë të njohur ” zajednica nuk kalon” ” nuk kemi tokë për të shitur” dhe ”hajnat në burg ”!
Është për tu habitur se ku ka përfundu vota e të paknaqurve, kur dihet sjelljet e kësaj Levizje ndaj Shtetit, Simboleve dhe Kushtetutes së Kosovës aq mëtepër mënyar e protestimit brenda dhe jashtë institucioneve!

Keqmenagjimi i LDK ka fillu menjëher pas vdekjes së Presidentit Historikk të Kosoves dr. Ibrahim Rugova, njeherit dhe Kryetar i LDK, që nga Kuvendi Zgjedhor dhe procesi i zgjedhjes së Keshillit të Pergjithëshem!
Atë koha pata propozu, për shkak të rezultatit të ngushtë mes kandidatëve Fatmir Sejdiu dhe Negjat Daci, shembullin amerikan, Lista e Këshillit të përgjithëshem të fillon me Kryetarin Sejdiu dhe të Vazhdon me kundërkandidatin Negjat Daci nr 2 , për të mos ndodhë ndarja!
Për fatin e keqë ky propozim nuk u përfill dhe rezultoi me ndarje të LDK!
Në zgjedhjet pati ramje drasike nga 45% në 19%!

Pas një situate tejet dramatike për partin si në aspekt nacional ashtu dhe humbja e shumices së Komunave, erdhem në një situat ku duhet të zgjedhnim në mes të ishë Presidentit Sejdiu, që padrejtësisht, gjykata Kushtetuse e shpalli si shkelës të kushtetutes, dhe funksionit më të madhë institucional të kohes, Kryetarit të Prishtines Akademik Isa Mustafa, pasiqë vetem Prishtina, Podujeva , Fushkosova dhe Istogu ishin mbetë në qeverisje të LDK!
Akadenik Isa Mustafa, edhe pse ishte koha e shkurt, rreth 10 ditë dhe hym në Zgjedhje Nacionale, arriti ta ndal trendin e ramjes dhe kishim rritje të lehtë!
Në këtë periudhë, kryetari Mustafa filloi punen e reformimit të partis në Degë, por për shkak të konfiguracionit të kryesisë e cila në masë të madhe ishte e trashëguar, arriti reformim në Pejë dhe Ferizaj, riciklim në Podujev dhe Gjilan, ndërsa problemet mbeten në Gjakov, Prizren dhe Mitrovic!
Me gjithë këtë situat LDK arriti ti kthejë komunat si Gjilani, Vitia, Ferizaj Pejë, Suharek, Lipjan, pastaj bashkqeverisje Gjakovë dhe Mitrovic si dhe arriti ti ruaj komunat si Podujeva, Istogu dhe Fushkosova dhe e humbi Prishtinen!
Me këtë situat kemi hy në zgjedhje të vitit 2014, ku prap kishte rritje por jo të knaqshme, dhe dolem si parti e dytë!
Duke e parë kët rritje filloi fushata më e eger e parë ndonjëher kundër Kryetarit për fat të keqë edhe nga brenda LDK dhe pikrisht nga njerzit që i kishte sjelle Mustafa!

Koalicioni me PDK;

Padyshim kualicioni i fundit, edhe përkundër faktit që LDK ka patur një performance të paparë gjer tani në mënyren e qeverisjes në aspektin pozitiv siq është;
Zbatimi i reciprocitetit me serbin, mosdhenja e vizave për zyrtar serb, refuzimi i idesë së formimit të doganave të integruara për Ballkanin perendimor e që cuditrisht është mbështet nga Qeveria e Shqipris, permirsimi dhe kthimi i raporteve të mira me institucioneve financiare ndërkombetare, rritja ekonomike, rritja e bugjetit, diciplinimi i shpenzimeve të paras publike, digjitalizimi dhe rritja e transaparences, ckapja e shtetit në dy sektor të ransishem financiar si Dogana dhe ATK, megjithate si rezultat i keqmenagjimit të dy temave që eksluzivisht të pregaditura nga qeveisja Thaqi 2, si damarkacioni dhe asosacioni, u kapitalizua nga opozita dhe disa deputet të LDK që tashmë edhe ishin deklaruar kundër qeveris të udhehequr nga LDK!

Le të kthehemi në vitin postzgjedhor 2014, zyrtarët e LDK të cilët i kanë qëndru afer Isa Mustafes, në diten e shpalljes së rezultateve e kanë këshilluar që ta formon bllokun opozitar për ta dërgu PDK në opozit dhe cuditrisht në Marrveshtjen politike e kanë ulë autoritetn e Kryetarit Mustafa duke preferuar Ramush Haradinin kandidat për kryeminister, ndërsa Mustafa kryetar i parlamenti, në vend që të ulen dhe të bëjn analiz zgjedhore se ku ka qaluar pune!
Atë kohë reagime ka pas të pakta, me sa kujtoi një reagim ka qenë nga Peja, Gjermania dhe nga Norvegjia, të tjerët e kanë mbrojt qëndrimin edhe pse AAK ishte rëndituar si parti e katërt dhe fuqia politike ishte e ulët!
Juristët që e kishin këshilluar kryetarin Mustafa për Marrveshtje politike, e humben edhe betejen në Gjykaten Kushtetuse dhe krijoi një momentum të ri!
Në kohen e ridizajnimit të marrveshtjes politike, kemngulja e haradinajt që më cdo kusht të behet kryeminister, kompleks qe ende e ka, e bëri që të hapet debat i ri brendshem për pozicion të ri të LDK!
Derisa kundershtit ishin nga Obiliqi, Vitia, Gjermania, Zvicrra, Norvegjia si dhe nga 5 anëtar të KP të LDK, të tjerët ishin të hapur për koalicion me të gjithë që ofrojn postin e Kryeministrit!
PDK e bllokuar në formim të qeveris e mirpriti situatene e krijuar dhe u arrit koalicion!
Ketu edhe filloi skema të papara më heret, kur nje grup kundërshtues i koalicionit me votojn kunder Qeveris e drejtuar nga Kryetari i LDK!
Qeveria Mustafa ndodhej në nje situat interesante, pasinqeriteti i partnerit të kualicionit, kundershtimi i disa deputetëve nga radhet e LDK si dhe agresiviteti i opozites në kundërshtim të dy temava si damarkacioni dhe asosacioni, që realisht ishin produkt i qeveris Thaqi 2!
Edhe përkundër kesaj situate, Qeveria Mustafa ndryshoi imazhin e Kosoves në aspekt ndërkombëtar duke u prit nga Kancelarja Gjermane, praktikim i reciprociteti me zyrtar serb, Ligji i Trepces, kthimi i pasuris së Kosoves të regjistruara si pasuri serbe,sigurimi i mjeteve për Veteran të Luftes, rritja e asistences sociale dhe penzionet, pranimi i përvojes së punës, kthimi i besimit tek institucionet financiare ndërkombëtare, miratimin e paketes fiskale, diciplinimin e shpenzimeve të paras publike, eliminim i aferave korruptive në kabinet qeveritar, rritjen ekonomike, rritjen e bugjetit të Kosoves si dhe zgjedhjen e udhëheqësve të Doganes dhe ATK në një sistem transparent dhe të mbikqyrur nga kompania Britanike.
Qeveria Mustafa do të mbahet mend edhe për faktin se ka refuzu propozimin e Vucic që quditrisht është përkrah nga Rama për themelimin e tregtis së lirë dhe doganave të bashkuara duke deklaruar në samitin e Sarajeves se e ardhja e Kosoves është kah perendimi e jo kah lindja!

Keqmenagjimi i Diaspores

Si pikë tjeter e keqmenagjimit të LDK nga lideri dhe kryesia që nga viti 2007, mendoi ka qenë Diaspora me vëmendje të posaqme bartësit e aktiviteteve 20 vjecare ( nga viti 1990 e deri në 2010 ) kur edhe janë hapë ambasadat e Kosoves në shum vende!
Pas vdekjes së Presidentit Rugova, lidershipi i LDK filloi të sillet mosmirnjohes ndaj grupit të veprimtarëve të cilët në rrethana dhe kushte të vështira me vetfinancim e mbajten gjallë shpresen dhe frymen e lirisë tek bashkatdhetarët ashtu dhe ishin ambasadorët e parë të shtetit të Kosoves në vendet ku kanë vepru!
Asnjeher nuk u realizua ideja dhe dëshira e presidentit Rugova që në një ditë të shënuar për Kosoven, veprimtarët e shtetit të Kosoves do të ftohen nga institucionet dhe të falenderohen për kontributin e dhënë!
Edhe pse kishim Presidentin dhe Kryeministrin, kaloi në munges të vullnetit për të vlersuar, derisa oponentet tonë, vetëm pse kanë kundërshtu Presidentin Rugova, dhe asnje aktivitet tjetër nuk e kanë ba për Kosovë, i kanë shpallë zyrtarisht veteran!
Komunikimi mes Kryesisë qëndrore, bartësve të institucioneve, ka qenë më teper shoqnor se sa zyrtar, asnjeher nuk janë pritur zyrtarisht, përveq një rasti kur Deputeti Naser Osmani ka arranzhu takim të një grupi të mërgimtarëve me Kryeministrin Mustafa për të dorzu listat e veprimtarëve, por që nuk ka lëviz asgjë tash e dy vjet!
Diaspora si potencial i ransishëm i Kosoves si në aspektin financiar ashtu edhe numërik, nuk është dashtë të lëshohet nga dora!
Pse duhet një bashkatdhetar ta besoi LDK, kur kjo e fundit nuk i rrespekton veprimtarët e vetë?!
Sidoqoft në bisedë me kolegë, ekziston një disponim se ne i kemi shërby kauzes së vendit dhe jemi krenar me punen tonë të bërë, pamvarsishtë vlersohet apo jo nga liderët e kaluar, të tanishëm apo të ardhëshëm të LDK-së!

Arsy tjetër e ramjes së LDK është cakordimi i Grupit Parlamentar të LDK në legjislacionin e fundit gje që ka ndikur në publik duke e vlersuar si grup JO unik dhe JO i denjtë për ta qu Kosoven përpara!
Veprimet populiste të disa deputetëve, që në fakt janë shpërblyer me votë në zgjedhjet e fundit, ka ndiku dukshem në uljen e imazhit të LDK në publikk si parti shtetformuese dhe si parti e besushme për ta qu Kosoven drejt zhvillimit dhe integrimeve!
Kjo vetem në Kosoven tonë ndodhë kur një grup i vogel, voton dhe punon kundër vendimeve të partis, pa dasht të paragjykoj a kanë qenë vendime të drejta apo jo, i bashkojn fjalimet kopipass me opoziten dhe në fund shpërblehen!
Në vende normale si Gjermani, Britani po edhe Norvegji, deputetët e padiciplinuar prejashtohen nga partia!

LDK e Brezit të Republikes!

Ne sot kemi një realitet të ri si rezultat i zgjedhjeve të fundit, ku LDK si parti e dytë, elektorati i LDK ka nominuar, besoi, grupin kvalitativ, profesionalit, me përvoj në politikk, të pastër në aspektin financiar, grup i cili me sukse do ta udhëheq LDK po edhe Kosoven drejt integrimeve dhe zhvillit të mirfillt ekonomik!

Uroi që Lideshipi i ri i LDK i dalë nga zgjedhjet e fundit;Avdulla Hoti, Vjosa Osmani, Lumir Abdigjiku, Driton Selmanaj, Anton Quni etj, bashk me kryesinë aktuale, do ta trajtojn drejt situaten, duke analizuar me menquri , ta bëjnë një strategji për të ardhëmen!
Mos të përsëriten gabimet e kaluara!