Daut Haxhaj: Turpi qoftë mbi ata që përpiqen ta mohojnë rolin e presidentit Rugova!

17.02.2017 11:55:23

Himni i Republikes së Kosoves i shoqruar nga nje video pa fotografin e Ideatorit dhe figures Emblematike të Shtetit të Kosoves dr. Ibrahim RUGOVA, jo vetem që është skandal por edhe mohim i nje pune që ndërlidhet me themelet e shtetit të Kosoves!

Edhe përkundër faktit të tentim mohimit të kësaj periudhe të ndritur dhe vendimtare për Shtetin e Kosoves, nga disa për fat të keqë, bartës të institucioneve të Kosoves, do të vijë një ditë e të turprohen para qytetarëve të Kosoves për tentim të shtrëmberimit të fakteve!

Jemi dëshmitar që në fjalime dhe urime zyrtare, vetem kryeministri e përmend rrolin dhe figuren e presidentit RUGOVA, të tjerët bartës të Institucioneve  qëndrore mundohen ta anashkolojn ose nuk e përmendin fare!

A nuk është e mjaftushme për qarqe politike dhe mediume të caktuara të anashkolojn Luftëtarët e Lirisë, bartësit e aktiviteteve për shtetin e Kosoves  në dispor vetem e vetem se jemi rreshtuar në rrugen institucionale e udhehequr nga dr. RUGOVA dhe në vend të kësaj të shpërblehen si veteran individ që të vetmen punë që e kanë bëre e kanë fy Presidentin Rugova deri edhe te grisja e fotos në hollin e Parlamentit të Kosoves?!

Êshtë mendim i imi por besoi se e ndaj me bartësit e aktiviteteve shumvjecare në ndihmë Lirisë Kosoves, edhe përkundër mosnjohjes institucionale të punës tone, në heshtje e kemi pranuar, por është e habitshme dhe e patolerushme, tentimi i lenjes anash të figures Emblematike të Shtetit të Kosoves i njohur edhe ndërkombtarisht, ndërsa parti të caktuara dhe bartës të institucioneve që sot i gëzojn të mirat nga po i njejti shtet mundohen te anashkalojn kontributin e Presidentit Rugova dhe aq më keqë ndihmen e vendeve mike!

A mund të imagjinohet që populli dhe bartës të institucineve Amerikane mos ta përmendin Xhorxh Washingtonin në diten e Pamvarsisë, apo Jugoafrikanët mos ta përmendin Nelson Mandelen!

Kjo nuk ndodhë në asnjë vend normal sepse gjerat rregullohen me ligj duke pas parasyshë që edhe atëher kur të vinnë në pushtet injoratet dhe përsona pa moral, megjithatë nuk mund të injorohen Figurat Emblematike të Shtetit!

Kosova jonë mund të ecë përpara vetëm atëher kur bartësit e institucioneve rrespektojn të kaluaren e mundimëshme, punojn në rrespektim të ligjit, integrime Europiane dhe miqsi të përhershme me SHBA, vizion i presidentit Historik dr. Ibrahim RUGOVA!

Daut Haxhaj Norvegji