David dhe Victoria Beckham u infektuan me Covid në një festë: Kishim frikë…

08.09.2020 10:32:05

David dhe Victoria Beckham thuhet se janë infektuar me koronavirus, kur ishin në Los Angeles, Kaliforni, në fillim të muajit mars.

Sipas mediave britanike, legjenda e futbollit, 45 vjeç dhe gruaja e tij, 46 vjeçare, kishin frikë se ishin ‘super përhapës’, pasi gjithashtu disa prej stafit të tyre ishin të prekur me COVID-19, pas dy javësh të kaluara me fëmijët e tyre përgjatë gjithë globit.

Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.

Është pohuar se ishte në Miami kur babai i katër fëmijëve filloi të ndihej keq, së bashku me ish-yllin e “Spice Girl” që kishte një dhimbje të fytit dhe temperaturë më të lartë.

Një burim pretendoi se disa nga ekipi i Beckham, duke përfshirë këtu shoferë, truprojë u sëmurën, madje disa prej tyre ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Victoria me të vërtetë ishte në panik”, vazhdoi burimi, duke shtuar se e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Pas rikuperimit të tyre nga COVID-19, Victoria dhe David thuhet se kishin bërë teste për të siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali.