David Moyes ia hapë derën Adnan Januzajt te Sunderlandi

01.08.2016 15:55:15

Menaxheri i ri i Sunderlandit, David Moyes po kërkon shërbimet e dy futbollistëve të Manchester United, kosovarit Adnan Januzaj dhe belgut Marouane Fellaini. Ishte pikërisht Moyes i cili i dha rastin Januzajt të debutonte me Manchester United në vitin 2013.

Trajneri i “Maceve të zeza” po përgatitet për sezonin e ri ne Premier League dhe në një intervistë ka folur për dy lojtarët e “Djajve te kuq”.

“Nëse njëri nga këta të dy do të na bashkohej do të isha i lumtur t’i kisha në ekip pasi janë lojtarë të mrekullueshëm. Ne jemi të interesuar” tha Moyes për mediet angleze.

Januzaj nuk është në planet e Mourinhos këtë sezon dhe shpejt pritet të largohet nga ekipi i portugezit.