De Biasi: Kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar Gashin

01.10.2016 12:30:10

Gianni de Biasi ka shpjeguar në konferencë për shtyp se pse ka lënë jashtë grumbullimit këtë radhë Shkëlzen Gashin.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka shpjeguar në konferencë për shtyp se pse ka lënë jashtë grumbullimit këtë radhë Shkëlzen Gashin, duke afruar emra të rinj si Grezda e Latifi.

Prezantimi i sfidave

Ndeshjet e rëndësishme për ne janë ato me Lihtenshtejnin, Maqedoninë e Izraelin, si fillim të përqendrohemi te këto, pasi ndeshjet e tjera kanë histori në vetë,

Siç e kam thënë shpesh, udhëtimi drejt Rusi 2018 është shumë i vështirë për ne, duhet ta bëjmë sa më pak të komplikuar të mundshëm. Gjërat më të rëndësishme i bëjmë kur jemi të përqendruar, për mua e rëndësishme është të bëjmë sa më mirë ndaj Lihtenshtejnit, pasi ne duhet të bëjmë pikë. Kur duam të bëjmë pikë nuk është e thjeshtë për ne. Ne mbajmë nën kontroll të gjithë lojtarët që janë dhe mundohemi të zgjedhim kush është më mirë dhe kush nuk është

Për mungesën e Gashit

Kam folur këto ditë me Gashin , ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por bëra zgjedhje të tjera Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin.

Për Strakoshën

Strakosha do të marrë pjesë në ndeshjen e fundit me U-21 dhe pastaj do të jetë pikë fikse e Kombëtares tonë.

Për Lihtenshtejnin

Ndeshja më e vështirë për ne është kjo ndaj Lihtenshtejnit. Është një kundërshtar që duhet trajtuar me shumë kujdes, mbrohet mirë. Duhet përqendrim si në 30 minutat e para me Maqedoninë.

Pikëpamjet e Dukës

Objektivi ynë është të mundim Izraelin, Maqedoninë e Lihteshtejnin. Mendoj se janë objektivat e njëjtë që ka edhe Duka, nuk mendoj se thotë që duhet të jemi medoemos para Spanjës e Italisë.

Për Sadikun

Sadikun do ta verifikojmë. Pësoi këtë dëmtim pas përplasjes me portierin. Të enjten ishte veprim i zgjuar që u la jashtë. Pas të enjtes ka kohë për ta rivizituar dhe për të parë situatën e tij. Për ne është i rëndësishëm, si të tjerët. Po kalon një moment të mirë, mendoj se në Europa Ligë ndaj Vijarealit tregoi se sens të portës, është rritur në vitet e fundit dhe ka aftësi përmirësimi të mëdha. Shpresoj të vijë dhe të mund ta aktivizojmë.

Për Spanjën

Do të flas për Spanjën në konferencën tjetër të shtypit.

Të rinjtë

Duhet të shohim se si mund të integrohen në grup këta djem, të shohim nëse mund të investojmë për të ardhmen, përgjigjet duhet t’i japin në fushë. I kemi lënë U-21 kush mund të rrinte, si Strakosha, për këtë ndeshje të fundit. Për të tjerët, nëse është e mundur, i aktivizojmë, edhe në të ardhmen, ndoshta nuk ka hapësira, por të shohim.

Mosaktivizimi në kampionate

Sigurisht, dikush luan më pak. Në ndeshjet e fundit Etriti ka luajtur me Atalantën, sidomos për portierët është e rëndësishme të aktivizohesh, duhet të jesh në portë, të jesh në fushë. Por në përgjithësi kemi një skuadër që duhet të jetë mirë në këto momente.

Përmirësimi në ndryshim me Maqedoninë

Duhet të përmirësohemi gjithmonë në jetë, ka gjithmonë gjëra që bëhen dhe pyet veten si mund të bëhen më mirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe mund ta mbyllnim ndryshe. Në të dytën humbëm intensitet, kohët e lojës. Kemi humbur atë që ra në sy në Europian, duhet të jemi ekip vrapi, të jemi inteligjentë, të lexojmë ndeshjet dhe të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarëve.

Për Llullakun

Ai po kalon një formë shumë të mirë dhe po shënon gola. Por e morëm jo vetëm për formën e mirë që po kalon. Ai është i përulur dhe sakrifikon për ekipin, ndaj e afruam.