De Laurentis: Duhet të luajmë si Milani

24.12.2016 23:33:38

Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis e mbylli vitin 2016 të skuadrës së tij duke folur pa doreza, duke nisur nga sfida që e pret në 1/8-t e finaleve të Champions League kundër Real Madrid:

“Për ne do të jetë një ndeshje historike kundër skuadrës kampione në fuqi. “San Paolo” do të mbushet në çdo karrige dhe gjithçka është e mundur në futboll. E pamë edhe nga Milan në Doha kundër Juventus. Uroj që, ashtu si më kanë thënë mjekët, do të rikthehet në kohë për të luajtur kundër Real Madrid.”“Milan ka qenë gjithmonë një kundërshtar i fortë, – vazhdoi presidenti i Napoli duke folur për Superkupën e Italisë”.

“Pashë një futboll të bukur, të kërkuar nga trajneri Montella dhe të zbatuar nga futbollistët e tij. Ndonjëherë kur ndeshesh me Juventus sfida bëhet edhe psikologjike, por Milan nuk e vuajti faktin që kishte përballë një ekip që ka fituar pesë herë radhazi titullin. Ndeshja është dëfryese, shumë e ngjashme me atë në Doha mes Juves dhe Napolit.”

Presidenti i Napolit, De Laurentiis i ka idetë e qarta edhe për në merkato. “Kemi thënë gjithmonë se na duhet një qendërsulmues dhe do ta marrim. Gabbiadini ka luajtur shumë mirë me Sinisa dhe me Benitez, por jo me Sarri. Kjo do të thotë se do të provojmë dikë tjetër. Pavoletti do të bëj vizitat mjekësore në javën e ardhshme dhe më 3 janar do të jetë zyrtarisht sulmuesi i ri i Napoli, në pritje të riaftësimit të Milik”, përfundoi De Laurentis.