De Rosi ikën nga Roma: E kisha kuptuar, asnjë nuk më thirri

14.05.2019 18:43:34

Klubi i Romës komunikoi sot se Daniele De Rossi do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, ndërsa pak minuta më parë, legjenda verdhekuqe doli në një konferencë për shtyp, ku foli për vendimin e klubit.

Do të ndryshoje diçka në karrierën tënde te Roma?

Do të ndryshoja disa gjëra të thëna, apo të bëra në fushë, në momente të caktuara, por nuk do të ndryshoja kurrë vendimin për t’i qëndruar besnik Romës. Nëse do të kisha shkopin magjik, do të shtoja edhe disa trofe në palmaresin e klubit.

Tifozët janë rreshtuar në krahun tënd, kur kanë mësuar lajmin e largimit në fund të sezonit…

Është një mbështetje që ata ma kanë dhënë për shumë vite, në momente të mira dhe të vështira. Është një vlerësim për kontributin tim në gjithë këto vite me skuadrën, pasi i kam qëndruar besnik Romës dhe nuk e kam ndërruar për disa trofe më shumë.

E keni vendosur të ardhmen tuaj tashmë?

Komunikimi për ndërprerjen e marrëdhënies me Romën, më erdhi vetëm dje dhe nuk kam pasur kohë ta mendoj shumë. E kisha kuptuar, nuk jam budalla. Jam 36 vjeç dhe i kuptoj gjërat nëse asnjë nuk të thërret në këto 10 muaj. Gjatë ditës së sotme më kanë ardhur mbi 500 sms dhe të shikojmë nëse do të ketë mes tyre ndonjë ofertë. Unë ndihem ende futbollist dhe dua të vijoj akoma në fushë.

Mendon se do të ishte më e drejtë që vendimin ta kishe marrë ti?

Ia kam thënë gjithmonë edhe Tottit dhe mendoj të njëjtën gjë edhe për Del Pieron, që nuk jam dakord me vendimin persona. Ka një shoqëri, që i mendon gjërat më mirë dhe merr vendimin në kohën e duhur. Ndoshta mund të kishim folur më shumë këtë vit, por nuk ka problem, sepse unë mbetem një tifoz i Romës dhe pranoj vendimin.