Debat: Gjuha e urrejtjes në fushat e futbollit?! (Video)

07.09.2016 22:01:23

Në mjediset sportive ende po mbizotërojnë gjuha e urrejtjes dhe kjo po reflektohet edhe në shoqërinë tonë, thotë futbollisti Arben Nuhiu.

“Me të vërtetë nuk është shumë mirë për futbollin, por këtu te ne është më ndryshe se këtu futbolli futet edhe në politikë, se sharjet , fyerjet janë në gjithë botën, por tek ne po ndodhin raste ekstreme të fyerjeve që shprehin gjuhën e urrejtjes”, tha ai.

Trajneri Mensur Nexhipi thotë se Federata e Futbollit të Maqedonisë duhet të përkujdeset për të evituar sjelljet e tilla të dhunshme dhe të pahijshme nëpër stadiume.

“Për tu tejkaluar kjo duhet të merr masa vet federata futbollistike e Maqedonisë ti merr këto hapa a ka nacionalizëm, a ka sharje, ofendime”, shprehet Nexhipi.

Gazetari sportiv, Reshat Ibrahimi duke komentuar fyerjet që ndodhën në ndeshjen e mbrëmshme midis Shqipërisë dhe Maqedonisë thotë se gjeneza e tyre është tek federatat e sportit të të dyja vendeve.

“Sa i përket ndeshjes dhe tifozërisë mbrëmë, unë do ua kisha lënë fajin federatave respektive, federatës së futbollit të Shqipërisë dhe federatës së futbollit të Maqedonisë. Kjo e dyta deri në momentin e fundit nuk paralajmëroi se do të ketë tifozëri në Loro Boriçi në Shkodër. Gjeneza e këtij problemi e fyerjeve ofendimeve në baza etnike qëndron te shteti dhe te federata e futbollit të Maqedonisë”, tha Reshat Ibrahimi, njofton Tv 21.

Sipas sociologut Besnik Mehmeti, mentaliteti i politizimit të futbollit i jep hapsirë shumë të madhe fyerjeve dhe paragjykimeve për grupet e tjera.

“Këtu ka ndikuar politika, masmediat që i japin një hapërisë jashtëzakonisht të madhe këtyre fyerjeve në baza nacionale dhe krijimi i paragjykimeve dhe stereotipeve për grupet tjera. Këtu gjithçka kemi, vetëm sport nuk kemi, ku politika futet në çdo pore të jetës shoqërore. Politikën e kemi në sport, futboll, hendboll, vojelboll politikën e kemi në arsim në të gjitha poret e jetës shoqërore”, tha Mehmeti.

Në debat u theksua se statistikat tregojnë për shtim të incidenteve dhe përhapjes së gjuhës së urrejtjes nëpër stadiumet sportive.