Debat shumorësh për qeverinë e re të Serbisë

11.08.2016 11:02:56

Parlamenti serb ka vazhduar debatin shumë orësh para votimit të Qeverisë së re. Debati për kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga mandatari, Aleksadner Vuçiq, e që do të ketë tetë anëtarë të rinj, ka vazhduar të enjten, me që mbrëmë u ndërpre pas shumë orësh diskutime.

Në debatin për qeverinë e re janë përfshirë rreth 80 deputetë të Parlamentit.

Vetëm prezantimi i programit të kryeministrit në ardhje, Vuçiq, ka zgjatur plotë gjashtë orë, ai ka ripërsëritur se Serbia nuk do të ndërrojë qëndrim rreth Kosovës, përkundër se kjo është zgjidhja e vetme për përmirësim raportesh.