Debatet në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend/ Spahiu: Ti më çorienton. Vokshi: Ik atje në baltën e korrupsionit!

01.11.2016 13:22:51

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndodhet sot përballë Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend duke u bërë shkak për debate të forta mes deputetëve.

Seanca e raportimit ka nisur me tensione që në fillim ku nuk kanë munguar batutat deri në fyerje mes deputetes Klodiana Spahiu dhe kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi ndërkohë që Beqaj po fliste për Check Up-in.

Në pyetjet që Vokshi i ka drejtuar ministrit sesa ishte numri i shqiptarëve të kontrolluar dhe sa ishte pagesa që i ishte bërë konçensionarit në vitin 2014, ka ndërhyrë shpesh deputetja Spahiu, duke tentuar ta ndërpresë Vokshin dhe t’i dalë në krah ministrit.

U deshën disa minuta që Vokshi të ulte presionin e Spahiut: “Aman Klodi, pusho” dhe iu drejtua ministrit:

Debati
Vokshi: Jeni në baltën e korrupsionit dhe abuzimit. I keni dhënë 110 mijë analiza më shumë dikunt që ska bërë asgjë.

Beqja: Duhet ta shtyjmë këtë program edhe më tej sepse janë mijëra jetë njerëzish të shpëtuara. Parandalime infarktesh, kemi zbuluar kancer të zorrësh së trashë dhe sëmundje të tjera të rrezikshme

Ndërhyn Klodiana Spahiu

Spahiu: Për procedurë mund të ma japesh fjalen sepse i keni kaluar të gjitha caqet. Akuzat çojini tek organet e drejtësisë.

Vokshi: I kam çuar të gjitha atje ku duhet, rrini e qetë. Kjo është një dosje kporruptive.

Spahiu: Po bën një kakofoni dhe zhurmë dhe s’po marrim vesh

Vokshi: Nuk të vjen zor që mbron këtë konecesion abuzim? I jepen para kot miqve të Beqajt dhe Ramës..

Sphaiu: A do ma jepësh fjalën?

Vokshi: Jo nuk ta jap

Sphaiu: Do ta mbash ti fjalën pra gjthnjë?

Vokshi: Po distancohu një jëtë nga ky abuzim sa jeni në kohë, jeni edhe mjeke.

Spahiu: Ti s’di të drejtosh as mbledhjen e komisionit. Fike (mikrofonin).

Vokshi: Po fike ti mi

Sphaiu: Flm që ma dhe fjalën dhe mos ndërhy se ti më çorienton.

Vokshi: Klodi ti bashkohesh me këtë koncesion?

Spahiu: Na ler të flasim dhe na ler të bëjmë punën se ke kaq kohë që na çmende.

Vokshi: Më vjen keq që je bërë palë në këtë koncesion.

Sphaiu: Po si mund të flas kur të kam ty afër?

Vokshi: Po ik atje larg pra

Sphaiu: Ashtu do bëj do iki. Atëhere, z.ministër…