Debatet spektakolare!

18.09.2019 23:45:39
Nga Driton Hyseni
Kriza e debateve dhe paraqitja televizive e përfaqësuesve të partive politike në Kosovë, është rezultat përfundimtar i krizës që ka kapluar tërë shtetin. Ata atje në televizion thellojnë krizën duke hedhur benzin, e këndej neve na mbetet shkrepsa, që të përhapim zjarr.
Shembull:
Medvegja patë krizën shoqërore para pak javësh, gjatë zgjedhjeve që u mbajtën atje. Askush nga televizionet kosovare e shqiptare nuk u interesua që të ketë debat për spastrimin etnik që u bë atje, direkt nga shteti serb.
Për më tepër neve si shoqëri shqiptare tanimë më tepër po na intereson me e ditë se kush kënd po e kritikon për hajni e krim, se sa për të mbajtur nën ndërtim historinë tonë në rajonet që ende janë nën okupim, që nga konferenca e Londrës.
Debatet televizive në kontekst përballje-je, e jo në kontekst oferte gjatë zgjedhjeve sidomos parlamentare, kanë për qëllim turbullimin e përkohshëm informativë të situatës në rajonet e cekura më lart.
Edhe pse askush se ka në plan këtë muaj të flet për çështjen e kufijve, çdokush që muajin tjetër do të jetë në pozitë, do ta ketë atë rast.