Debati për demarkacionin si mundësi për promovime personale

03.08.2016 19:17:45

Në debatin për demarkacionin po vihen re disa veçori të keqpërdorimit, politizimit dhe të manipulimit të kësaj çështjeje të ndjeshme. Në këtë kuptim, një pjesë e debatuesve që gjatë viteve kanë qenë të kritikuar dhe të sharë për përkatësi në rrjete të ndryshme kriminale, apo edhe që i përkasin atij apo këtij klani, e shfryrëzuan këtë debat për të rehabilituar veten. Një pjesë tjetër, e morën fjalën, jo për të thënë ndonjë gjë të re, por për të thelluar retorikën agresive, populiste dhe manipulative. Të këtillët bënë më shumë se promovim personal, bënë edhe prokurorin edhe gjykatësin, duke marrë për vete të drejtën edhe për të shpallë dënime. Një pjesë tjetër, e shfrytëzuan këtë debat për të shpërfaqur veten si njohës të problemeve teorike, dhe folën në përgjithësi për parime të ndryshme dhe rregulla për përcaktime kufijsh, e nuk u bazuan fare në bazën juridiko-kushtetuese mbi të cilën është shpallur pavarësia e Kosovës dhe është rregulluar edhe çështja e shënimit të vijës kufitare mes shteteve. Debati vazhdon edhe më tej… /fokusi.org