Debutim ëndrrash! Luajti vetëm 45 minuta, por Thiago Alcantara thyen çdo rekord

21.09.2020 17:44:38

Debutim ëndrrash për Thiago Alcantara, blerja më e re e Liverpoolit, në duelin që ‘The Reds’ e fituan si mysafirë ndaj Chelseas me rezultat 2-0.

Mesfushori spanjoll, që erdhi nga Bayern Munchen, edhe pse luajti vetëm 45 minutat e pjesës së dytë, shënoi një rekord absolut.

Alcantara bëri 75 pasime në këtë takim më shumë se çdo lojtari i Chelseas, në 90 minuta lojë, shkruan SHQIP.

Por ky nuk është rekordi i vetëm i kësaj ndeshjeje, pasi mesfushori spanjoll ka bërë më shumë pasime në 45 minuta në Premierligë, qëkur filluan të regjistrohen këto statistika në sezonin 2003/04.

Thiago, që i ka kushtuar Liverpoolit 20 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, ka treguar se ishte një blerje e zgjuar e Klopp, ekipi i të cilit po forcohet çdo ditë.

Mesfushori pritet të shtojë kualitetin e skuadrës, jo vetëm në mesfushë, ndërkohë që ekipi këtë sezon synon mbrojtjen e titullit kampion.

Debutim ëndrrash! Luajti vetëm 45 minuta, por Thiago Alcantara thyenDebutim ëndrrash! Luajti vetëm 45 minuta, por Thiago Alcantara thyen Debutim ëndrrash! Luajti vetëm 45 minuta, por Thiago Alcantara thyen