Deda: Duhet të përfundojë mentaliteti i kapjes së shtetit

20.05.2017 22:27:05
Koalicioni i Alternativës me LDK-në dhe AKR-në, sipas Ilir Dedës ka ardhur si rezultat i një planifikimi të gabuar të Kadri Veselit.
“Pas 18 vjetësh në Kosovë duhet të përfundojë mentaliteti për ata që e ka kapur këtë shtet”, ka thënë Deda.

Ai ka treguar se i Alternativë, kanë qenë për një koalicion që do ta përfshinte edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Populli kurrë ma lehtë nuk e ka pasur ta shohë kush me kënd është”, ka thënë Deda.

“Kurrë më lehtë nuk ka qenë t’i ipet kahje shtetit tonë”, ka pohuar ai.

Deda ka thënë se gjithmonë ka qenë për krijimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Tash jemi pjesë e koalicionit që do t’i fitojë zgjedhjet me 11 qershor”.

“Koha është që Kosova të bëjë progres të përshpejtuar”, ka shtuar Deda.