Deda kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe Presidentit

23.12.2017 14:20:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Sipas Dedës, një udhëheqës që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë.

“Qeveria e Kosovës duhet të jep dorëheqje sot. Një udhëheqësi që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë. E bashkë me ta duhet të shkojë edhe Hashim Thaçi”, shkruan Deda në Facebook.