Deda: Nëse nuk kalon demarkacioni në shkurt, këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave (Video)

08.02.2018 15:08:59

Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka thënë se çështja e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të zgjidhet gjatë muajit shkurt.

Ai në një intervistë ka theksuar se nëse nuk kalon demarkacioni gjatë këtij muaji, për qytetarët e Kosovës nuk do të ketë liberalizim të vizave deri në vitin 2020.

“Nuk mendoj që demarkacioni do të na mbetet barrë. Unë dua të jem optimist rreth kësaj teme dhe shpresoj se në muajin shkurt do të kryhet. Populli ynë duhet më ditë që nëse nuk e zgjidhim demarkacionin shpejt, duhet t’i harrojmë vizat deri në vitin 2020”, ka shtuar Deda.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për Gjykatën Speciale, Strategjinë e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për qeverisjen Haradinaj.