Dedikuar ish nxeneses se zyshe Katina Pila, në ditëlindjen e saj!!!

01.04.2021 11:40:38
Nga Pirro Minella
….”Dhurata ime per datelindjen e nje elbasanaseje te permalluar per Elbasanin…!!!”
….Ju sot keni datelindjen. Edhe 100 vjec, sa me shume shendet e lumturi ne familje. Une mendoj te bej disa pyetje???.
-Do mundohem te pergjigjem me shume sinqeritet sic jam edhe vete. Datelindja ime edhe pse nuk i tregoj vitet sa mbush sot, tani eshte nje dite pak a shume si te tjerat. Ketu nuk kam familje pervec dy femijeve. Me vjen keq qe dhe shoqet nuk i mbledh dot sepse “covid” eshte verdalle.
-Besoj ne mendje e beni nje bilanc te ketij viti qe late pas…??
Bilanci pak a shume i mire. Nga ana profesionale jam ne pune te shtetit dhe nuk njoh papunesine.
Nga ana personale nje arritje shume e madhe si neper filma.
Natyrisht si cdo dikush nga ne qe vjen nga ana tjeter e botes, jeta ime eshte roman, qe shume pak veta e njohin..,
Kam gjetur qetesine qe do te deshironte cdo familjare e rregullt….
Vete jam e qete me ndergjegjen Time, pasi mundohem te bej mire, por edhe te jem e drejte.
Pishmani me i madh me ka mbetur ne jete, se nuk erdha dot ne Shqiperi ne fund te janarit per vdekjen e babit tim te nderuar Muharrem Vogli…
-Ju jeni ne emigracion prej 25 vjeteve, ne cilin qytet???
Une banoj ne qytetin e Versailles, aty ku ndodhet Keshtjella e Mbreterve te Frances.
-Ju mungon qyteti ku keni banuar ketu, Elbasani i bukur.. ??
Shume me mungon, sepse nuk jam kthyer asnjehere. Ne Elbasan, banoja tek pallati perballe lulishtes “1 Maj” ose pallatit qe i therrisnin edhe “Gastronomi”. Pallati tre katesh, i ndertuar ne fillim te viteve 60′. Une banoja perballe Lulishtes “1 Maj”, ne katin e trete
-E dini i qe une kam banuar 25 vjet ne Elbasan???
Po e kam kuptuar nga leximet e skicave, qe i keni kushtuar me aq mall Qytetit te Elbasanit per kujtimet qe keni ne ate qytet dhe jane edhe pjese e kujtimeve te mia.
-Ju keni mbaruar per gjuhen Frenge, me pune ne Elbasan ku ishit??
Une kam punuar vetem nje vit, ne Shushice, kam dhene frengjisht
Pastaj erdha kendej.
-Besoj e keni njohur kunaten time te ndjeren Katina Pila, zysha e frengjishtes??
Po e kam pasur zyshe ne Pedagogjike, si “Kukull”. Ashtu i thonin. Mua me donte se isha e para e klases.
-Ka rreth dy vjet qe ka ndrruar jete, besoj e keni marre vesh..??
E di, me ka pas thene babi. E nderuara zyshe me dergonte sa here te fala me Babin, kur me vinin prindet ketu, i dergoja sa here kalendar francez dhe ndonjehere ndonje parfum, ne shenje respekti per te.
-Tani pergatiti dhurata dhe embelsirat e tua dhe une kjo eshte dhurate per JU!!
Faleminderit, se me dyqanet mbyllur kendej, vetem djali me beri nje vizatim. Eshte dhurata me e bukur, qe me erdhi nga qyteti im i Elbasanit, se ju ju konsideroj bashkeqytetar. Cuni me bleu kete embelsire ku shkruhet: “Zonja e sheqerte”
Dhe ketu me thone, qe gjeja e pare, qe i terheq tek une, eshte buzeqeshja ime e cilter dhe ngazelluese “Madame sucrée”, me pershtatet goxha.
…..Mbremje te lumtur mikja ime, mora me te vertete nje ndjesi te ngrohte miqesie…
Eda Vgl