Dedikuar në ditëlindjen e saj mikes time A.A.C !!!

19.06.2020 11:48:09
Nga Piro Minella
…” Sot ke datelindjen dhe une te prita te vije serishe mikja ime, per te vazhduar librin qe kemi premtuar njeri tjetrit ta mbarojme…”!!!
….Datelindja jote, sa me shume gezim e lumturi ne familjen tuaj Mikja ime…!!!
Te prita serish te vije, por ti perseri mungove. Mbase je vonuar se nuk ke perfunduar akoma vargjet e poezise se shpirti tend.
Kam numeruar dite me radhe, shume jane bere ne mendjen time aq sa edhe si financier u ngaterruan dhe nuk u besova shifrave qe me dolen para. E sigurte eshte qe ti nuk erdhe. Me mungove mua shume, por me shume kujtimeve tona rinore.
Une vazhdova te numeroj mungesat, u bene shume, fillova ti numeroj si jave te kaluara, per nje aresye te thjeshte se keshtu pritja per te ardhur ti me duket me e vogel ne shifra. Eshte “zakoni” i profesionit tim si financier.Por perseri ti nuk erdhe. U lodha duke numeruar javet, mu duken te shkurtera dhe e pranova ishte i dobet me i dobet se sa e kisha vleresuarf veten time. Besoj nuk jam une fajtor eshte heshtja jote mungesa jote. Me pak mareveshje me veten time i braktisa dhe javet dhe fillova te numeroj muajt qe vinin e kalonin si pa u kuptuar. Rrija gjate neteve aq sa mesova dhe ciklin e henes se plote, se me ate bisedoja atyre neteve te gjata pa agim.
Edhe muajt si ne parade filluan te parakalonin para meje dhe henes deshimtare, cudi imazhi yt ishte akoma ne largesi. Edhe muajt ne fazen e tyre te heshtu me lodhen, ndihej mungesa e prezences se imazhit tend. Trysnia ne shpirtin tim sa vinte e rritej e perseri ti mungoje, nuk kishe ardhur. Atehere ne loje hyne stinet. Ne pranvere shikoja celjen e luleve plot arome, por cuditerisht asnje nuk me bente pershtypje, mungonte aroma jote e vecante ajo rinore si dikur.
Ne vere buze detit kuvendoja me dallget, ato te habitura me pyesnin as me ne nuk u miqesua mikesha jote te vinte te luanit te dy. Buze detit ne mbremjet e qeta te dy lotonim, une dhe deti te dy renkonim deti dhe une.
Trokiti vjeshta e arte, qe me kujdes i xhveshi pemet nga veshja e bukur te gjetheve. Neteve te fresketa lageshtia shtohej ne shpirtin tim, te dridhurat e para te trupit tim. Me vriste ideja e humbes tende pergjithmone.
Vjeshta u dorezua, para teje nuk mundi tete riktheje tek une. duke ja lene vendit dimrit te acarte me suferine. Te gjitha stinent qe kisha kaluar pa pranine tende me kishin lenduar. Ne netet e tija te ftohta shpresoja te ndjeje ti dimrin e acarte te ndjeje te ftohte dhe te me kerkoje ti mua, per tu ngrohur si dilur.
Por as ne dimrin e acarte ti perseri nuk u shfaqe.
U rrokullis viti, u ndrua me vitin tjeter ne kalendar.
Fillova te shenoj kalimin e viteve si ushtari duke i shenuar diku ne nje dege me shenjen perkatese.
A thua erdhi momenti qe une te hiqja dore, te ndjeja veten te plakur nga pritja e gjate, a thua u plak dhe u thermoq edhe shpirti im. Nuk i numerova me vitet qe kaluan pa prezencen tende, ata ishin vetem numra. Fillova te urrej edhe datelindjet qe kaloja se cuditerish me lidhnin me pranine tende te munguar. Ti akoma jeton bukur brenda qenjes time.
E kupton qe edhe shpresa ime u lodh nga pritja e gjate, por me beso mbreme nje yll i vecante ne qiell me foli per here te pare per ty.
Me beso u shkri tere ky ankth e pritje pa kufi, mbreme e kuptova se ka nje shprese dhe se ajo ka vleren e saj, ate te preezences tende te shpejte tek une.
Te pres me padurim mikja ime, do dal aty buze rruges si dikur, mos harro premtimin solem per te mbaruar librin e jetes tone, kapitull pas kapitulli…