Dedikuar Nenlokës time dhe të gjitha nënlokeve të Botës

10.05.2020 19:44:40
….”Po bej gati “Pajen”, ti shkoj prane Gaqos, nuk do te harroj te marr edhe rruazat e bardha, qe mi vari ne qafe atehere diten e pare …..”!!!
…..Nenokja ime, dashuria ime, Tolia ime, si te flisnin te gjithe kur ishe e vogel…
Nenokja ime nuk harroj kurre ato tregimet per jeten tende, kur vija i lodhur nga sherbimet e gjata dhe rrija aty tek kembet e tua dhe degjoja……
Isha nje cupe e re e urte dhe punoja shume ne familjen time, ishim dy motra. Po rritesha dhe kuptohet qe dilja me te luaja me shoqet. Por pikerisht atje ku rruhesha me gjeti me goditi Yt ate, atje ne kroin e fshatit… Ishim disa cupa dhe po mbushnim gjymet tona me ujin e fresket. Degjonim ate zhurmen e ujit qe binte ne gjym. Nuk e kisha mendjen kur dikush ishte perballe meje dhe me tha me nje ze djaloshar, te qeshur:
-Me jep pak uje te ftohte.
Ngrita koken. Para meje qendronte nje “bandill” i bukur, i veshur me rroba ushtarake, me qillota dhe ato cizmet vezullonin nga dielli, por edhe nga qe ishin llustruar me kujdes. Rrobat ushtarake i rrinin shume bukur ne ate trup te drejte dhe rinor. I mbusha uje dhe ja zgjata pa me sy perdhe. E piu me nje fryme , me pershendeti dhe iku.
Por edhe atij i kishte rene ne sy freskia ime e nje cupe 18 vjecare, dhe qetesia dhe urtesia ime qe nuk nxorra dot asnje tingull….
Nuk e zgjati kur u kthye ne shtepi. Qysh ate darke e kishte biseduar me te jatin “Gospon” , Mullixhiun e Fshatit.
Keshtu nje dite te bukur erdhen me kerkuan doren time, ne familje. Keshtu u fejuam sipas zakoneve tona. Nuk dilnim si tani por menjehere fillova te pergatis edhe une pak paje, qe do te merrja me vete.
Dasma u be shpejt ne fillim te 1950….
Nga dasma mbaj mend kur erdhi momenti te shkoja ne shtratin tone, te ngrohte. Hyri ne dhome une me syte perdhe, nuk guxoja ti ngrija. Duart me dridheshin, me perpelitej zemra si nje zog i trembur. U afrua me ngriti koken me puthi ne balle dhe qete dhe embel me tha:
-Jemi burre e grua tani per cdo te mire dhe te keqe.
Me kishte blere tek dyqani me valute te huaj nje pale rruaza, te bardha. Me kujdes mi vuri ne qafe dhe kjo ishte nata e pare….
Mbaj mend kur linde ti, Gaqua u gezua shume, erdhi ne spital ne Gjirokaster, dhe plasi sa te te shihte ty, fshehurazi mamia te solli, te puthi ne balle dhe sikur u clirua.
Mbaj mend qe me tha:
-Toli u beme me trashegimtar.
Kam kaluar nje jete te mrekullueshme me te. Nuk me linte pa me cuar ne te gjitha shfaqet qe ishin atehere. Sidomos ne Kinema. Edhe ne plazh na conte vdo vit ne Kavalishencen e Ushtrise. Me merrte me vete dhe ne Fushimet, qe bente Ushtria ne ate kohe ne Uren e Leklit. Edhe ne Llixha te Elbasanit kemi vajtur. Po nje behar ke qene dhe ti shejtan, se te merrnim me vete se ishe “Sherreti ” i shtepise, kemi kaluar nje behar te mrekullueshem ne Bize te Martaneshit. Nuk harroj dot ato mbremjet e vitit te ri qe organizonte Ushtria tek Shtepia e Oficewreve tek Turizmi. Ne ato shkalle ne krah te tij.
Por na ka ndihmuar shume dhe Fania e Gushit e zonja ku ishim me qera ne ate shtepi ne Varosh, na thoshte dilni ju se kujdesem une per Pirron.
Shkurt 1976, Gaqua kishte pak kohe qe ankohej nga stomahu, ti ishe ne Universitet dhe pa pyetur asnje me tha mua se do te shkonte ne Spitalin Ushtarak per tu operuar.
Shkoi me kembet e tij dhe nuk erdhi me ne kembe. Gjith ai div si e morri arkivoli…..
Psheretiu nena, dy pika loti margaritar i rreshqiten ne ato faq te bukura dhe une ktheva koken menjane nuk doja te shikonte lotet e mi ajo nene, nenokja ime, Tolia ime.
I vuri gjoksin shtepise, u vesh me te zeza dhe nuk i hoqi me. Nuk e prishi zine ne asnje rast.
Vetem kur une mbusha 50 vjet, ne lokalin tek ” Kondori” Elbasan, e bera me kamere, nena udhehoqi vallen dhe kendoi biles piu dhe nje gote raki, nenokja ime e bukur….
E veshtrova ne heshtje dhe qendrova aty tek krevati, duke pare me sa kujdes e pergatitit “Pajen” e saj. Cdo gje ne vendin e vet, si permetare. Kepucet e reja te zeza te paveshura asnjehere, ne nje kuti. Kostumin e zi ne nje kuti tjeter. As shamine e zeze qe e vinte ne koke nuk e harroi. Edhe rrobat e brendeshme i kishte lare me kujdes, zune vend ne nje kuti tjeter.Biles edhe corapeve, te zeza te holla, u kishte vene nje shenje nje fije pe te zi ……
Kur mbaroi se rregulluari tere “Pajen” u kthye nga une dhe me nje ze dritherues tha:
-Tani jam gati ti shkoj Gaqos prane, se ka nevoje per mua, ketu e mbarova misionin tim, bir……..
…..Vertet e degjoi Perendia ate nenoken time te urte Tolin e bukur, preu gojen dhe te ngrenet dhe diten e trete, vone po jepte shpirt. E pame qe po vuante shume. ishim bledhur te gjithe ne te familjes me motrat dhe ne nje moment vajza ime e vogel, Krist,i qe te dyja linin koken per njeren tjetren, ju afrua dhe duke qare me lot te nxehte, qe rrokulliiseshin ne ato faqe te njoma e ngriti nenoken e vet, e morri ne gjoksin e saj te njome dhe vetem pas disa minutash nga shpirti i nenokes doli fryma e fundit. Dha shpirt ne gjoksin e sime bije….
Image may contain: 3 people, people standing and child