Dega e LDK-së në Ferizaj flet për largime nga puna nga pushteti i ri komunal

27.01.2018 17:19:37

Dega e LDK-së në Ferizaj dhe kryetari i saj, z. Muharrem Svarqa ka sqaruar se çështja e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e spitalit në Ferizaj ka qenë obligim ligjor i ministrit të Shëndetësisë, pasi që procedurat e tenderimit i ka filluar kjo ministri në kohën kur atë e drejtonte Imet Rrahmani i LDK-së dhe në bazë të k[rkesave të komunës së Ferizajt.

Po ashtu, kjo degë dhe kryetari Svarqa kanë shprehur shqetësimin për largime nga puna dhe ndryshime të vendeve të punës për shumë punonjës të administratës komunale, të arsimit etj. e të cilët do të zëvendësohen me militantë partiakë.

Ky është njoftimi i plotë nga dega e LDK-së në Ferizaj:

Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e spitalit të Ferizaj ka qenë obligim ligjor i Ministrit të Shëndetësisë.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, konsideron se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Spitalit të Ferizaj ka qenë obligim ligjor i Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili.
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, z. Muharrem Sfarqa, ka thënë se askush nuk mund të pretendoj që të marrë meritat e dikujt tjetër. Procedurat e tenderimit për spitalin e Ferizaj kanë filluar në vitin 2016 dhe ky ka qenë vetëm obligim ligjor i Ministrit Ismaili.
“ Dëshiroj të theksoj që askush nuk mund të pretendoj që të marrë meritat e të tjerëve dhe të mundohet të shlyej gjurmët e punës konstruktive të të tjerëve siç ka qenë ministri z. Imet Rrahmani i cili që nga viti 2016 ka hapur procedurën e tenderimit për spitalin e Ferizajt në bashkpunim me kërkesat e komunës së Ferizajt.
Jam shumë i sigurt që ministri aktual ka zbatuar vetëm një obligim ligjor siç do ta bënte cdo njëri tjetër po të ishte në pozitën të tij. Shpresoj që ai ta ketë mundësin që në të ardhmen ta dëshmoj dashurinë për qytetin e Ferizajt”tha kryetari Muharrem Sfarqa.
Gjithashtu, kryetari Sfarqa tha se “shpresoj që ky pushtet mos ta ketë logjikën e përvetësimit të projekteve po të merret me realizimin e projekteve në vazhdimësi sepse ashtu siç është shteti në kontinuitet ashtu edhe pushteti ka për detyrë që të jetë në kontinuitet me zbatimin e projekteve të fituara edhe ato për infrastrukturën rrugore të cilat për fat të keq kanë gjetur një model të pezullimit siç është rasti për projektin e Kashtanjevës i cili është një projekt i cili kushton mbi 3 milion euro dhe është përfituar nga Ministria e Infrastrukturës si rezultat i marrëveshjeve të bashkpunimit mes kësaj ministrie dhe Komunës së Ferizajt.
Është anakronike dhe paradoksale që vetëm këto projekte që kushtojnë më shumë se 4 milion euro do të pezullohen nga kryetari i komunës së Ferizajt, i cili për investime kapitale për vitin 2018 ka 3 milion euro. Është e pajustifikueshme që kemi 3 milion euro për këtë vit, të pezullojmë 5 milion euro investime. Investime që vijnë nga burime të Qeverisë së Republikës së Kosovës përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës për projektet për të cilat ka qenë e përfunduar procedura e prokurimit dhe kanë qenë në fazën e përzgjedhjes, LDK-ja nuk ka asnjë pretendim që ti sygjerojë se kë është dashur ose kënd duhet ta zgjedhë por është e rëndësishme që do të zgjidhej një nga ofertuesit i cili është ofertor ekonomik i komunës së Ferizajt.”

Kryetari I degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa foli edhe për presionet e kësaj qeverie ndaj punëtorëve arsimore dhe atyre të administrates komunale si dhe për punëtorët e Caritsit të larguar nga qeveria komunale e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu.

“Ka kërcënime serioze për një numër të madhë të stafit arsimor, edhe të atyre që janë zgjedh me konkurs si dhe këcënime serioze ka edhe drejtoresha e fshatit Talinovc i Muhaxherëve.
Kërcënime nga më të ndryshmet ka edhe tek shumë punëtor në administratën e komunës së Ferizajt,të cilëve pa ndonjë sqarim ju ndërrohet vendi i punës.
Gjiithashtu sipas informative që kemi për punëtorët të cilët do të punësohën përmes Caritasit do të jenë militantë partiak dhe jo ata që kanë punuar deri tani.”