Dega e LDK-së në Prizren, a po e shpërblen Mytaherin për ujin e derdhur mbi kryeministrin Mustafa?

30.10.2017 21:54:12

Nga Rexhep Kastrati

Dega e LDK-së në Prizren, përkatësisht një ekip i përcaktuar nga Kryesia e saj, sot ka zhvilluar negociata me Mytaher Haskukën, për një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe VV-së për balotazhin për kryetar komune.

Mirëpo, vallë ka harruar kjo degë se është po ky Mytaher Haskuka që në mënyrën më primitive dhe më arrogante ka zbrazë një gotë me ujë mbi kryeministrin Mustafa, apo edhe kjo degë ka qëndrim të njëjtë apo të ngjashëm si të Mytaherit?

Kësaj dege dhe anëtarëve të saj, votuesve dhe mbështetësve të saj, po ua sjelli edhe një herë një videogjirim ku shihet Mytaher Haskuka duke zbrazë një gotë ujë mbi kryeministrin Mustafa, të cilën mund ta shohë dhe ta vlerësojë gjithësecili.