Dega e LDK-së në Prizren, fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e saj

18.09.2017 23:53:51

Dega e LDK-së në Prizren do të shpalosë të martën, Platformën e saj për qeverisjen 2018 – 2022, dhe i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Të nderuar qytetar prizrenas, struktura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren:

Ftoheni nesër, ditë e marte, në ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren në shpalosjen e “Platformës për qeverisjen 2018-2022” të LDK-së në Prizren.

I pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa.

LDK – Prizren