Dega e LDK-së në Zvicër homazhe për zonjën Nekibe Kelmendi, ish-nënkryetaren e LDK-së, dhe ish-bashkëpunëtoren e presidentit Rugova

05.08.2016 08:57:14

Një delegacion i Degës së LDK-së në Zvicër i kryesuar nga kryetari Z. Haki Latifi u prit nga znj. Kosovare B. Kelmendi-vajza e ish deputetës së Parlamentit të Kosovës, ish sekretarës dhe nënkryetarës së LDK-së z.Nekibe Kelmendi, z. Florian Dushi – Zëvendës Ministër i Drejtësisë dhe z.Selver Doda – Drejtor i administratës në LDK-ë.

Dje ne selinë e LDK-së gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes (postmortem) për njërën nga themelueset dhe nënkryetaren e LDK-së, Znj. Nekibe Kelmendi nga Dega e LDK-së në Zvicer, kryetari i Degës z. Haki Latifi në shenjë mirënjohje, nderimi dhe respekti për të ndjerën z. Nekibe Kelmendi, i dorëzoi znj. Kosovare një Mirënjohje (pas vdekjës), e ndarë në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër.
Gjatë këti takimi u evokuan kujtime për bashkëpunimin dhe vizitat e z. Kelmendi në Degën e LDK-së në Zvicër për veprimtaren e palodhur të çështjes së Kosovës, juristen e dalluar, e cila vendosi profesionin në shërbim të kauzës për liri dhe respekt të plotë të të drejtave të njeriut nga të gjithë, pa dallim.
Në fund të vizitës znj. Kosovare në emër të saj dhe të familjes Kelmendi u falënderua shumë për vizitën, Mirënjohjen dhe respektin ndaj Degës së LDK-së në Zvicër dhe mërgimtarëve në veçanti.
Gjithashtu, z. Selver Doda në mungesë të kryetarit Isa Mustafa( për shkak të angazhimeve qeveritare) pranoj një Mirënjohje të nëndegës së LDK-së në Burgdorf për kryetarin e LDK-së-kryeministrin z. Isa Mustafa në të cilën z. Selver Doda u falenderua në emër të kryetarit Isa Mustafa.
Pas këti takimi delegacioni i Degës bëri homazhe aty ku prehen eshtrat e të ndjerës z.Nekibe Kelmendi, bashkëshortit, avokatit të njohur Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim dhe Kastriot Kelmendi. Të cilët u vranë në vitin vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve nga forcat okupuese serbe, duke i nderuar me një minutë heshtje dhe vendosur një buqetë lule të freskëta.

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër

13901438_10206526763958799_6960135080358935951_n