Dega e LDK-së në Zvicër shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së Ali Rugovës

22.08.2016 09:24:47

Me rastin e vdekjes së Ali Rrustë Rugovës, axhës së presidentit Rugova, dega e LDK-së në Zvicër në krye me kryetarin e saj, Haki Latifi ka dërguar nje letër ngushëllimi, nëpërmjet të së cilës u shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe farefisit të gjerë.

Në letrën e ngushëllimit të degës së LDK-së në Zvicër thuhet:

“Dega e LDK-së në Zvicër ngushllon familjën Rugova me rastin e shkuarjës në përjetësi të babait, Xhaxhait të Presidentit Ibrahim Rugova, Ali Rrustë Rugovës

Letër ngushllimi me rastin e vdekjës së Ali Rrustë Rugovës

I nderuar z. Naser Rugova,

E nderuara familje e Presidentit Rugova,

I nderuar z. Nënkryetar i LDK-së Haki Rugova,

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurit t’uaj Ali Rrustë Rugovës, aq të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë miqtë e të ndjerit.

Ju lutemi Ju, Familja Rugova dhe të gjithë miqtë e shumtë që keni, pranoni ngushllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.

Ju Familje e nderuar Rugova, keni humbur të zotin e shtëpisë në të cilën me gjithë dhimbjen e madhe dhe humbjen e pakompensueshme, të ndiheni krenar qe patët një baba, xhaxha dhe gjysh të tillë.

Ne lutemi bashkë me familjën Rugova, miqtë e të ndjerit, që shipirti i të ndjerit të gjejë paqen e merituar!

Qoft i përjetshëm kujtimi për të ndjerin!

Zoti e bekoft familjën Rugova !

Me dhimbje e respekt

Dega e LDK-së në Zvicër,

Haki Latifi, Kryetar

Solothurn, 22 gusht 2016”