Dega e LDK-së për Gjermani Nëndega e LDK-së për Niedersachsen

18.09.2018 23:43:26

Akademi përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të lindjes dhe 20-të vjetorit të vrasjes së Ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës – Kolonel Ahmet Krasniqit

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjermani, në bashkëpunim me nëndegën e LDK-së për Niedersachsen organizon Akademi përkujtimore me rastin e 70-të vjetorit të lindjes dhe 20-të vjetorit të vrasjes së Ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës – Kolonel Ahmet Krasniqit.

Në këtë manifestim janë të ftuar përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Nëndegët e LDK-së në Gjermani, nga Degët e LDK-së për Benelux, Zvicër, Suedi dhe Norvegji, si dhe familjarë të heronjëve e dëshmorëve të Kosovës, etj.

Prania e juaj është e mirëseardhur dhe e nderon këtë Akademi. Ju mirëpresim.

Akademia do të mbahet më 30.09.2018 duke filluar në ora 13,00 në Hameln. Adresa: Sumpfblume Kultur und Kommunikationszentrum, Am Stockhof 2a, 31785 Hameln.

Kryesia e Degës së LDK-së për Gjermani,
Sekretari Isa Shabani, Tel: +49 160 909 41 829

Kryesia e Nëndegës së LDK-së për Niedersachsen
Kryetari Enver Sopjani,