Dega e Parë e LDK-së nominon Dega e Parë e LDK-së nominon Ismet Beqirin për kryetar të Prishtinës (Video)

08.07.2017 21:47:54

Njomza Emini nga Dega e Parë e Lidhje Demokratike të Kosovës në Prishtinë, që përfshin Kodrën e Trimave, tha se kjo degë ka nominuar Ismet Beqirin, si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Emini ka deklaruar se janë pajtuar që ta propozojnë Beqirin që është edhe kryetar i kësaj dege. Ajo madje është shprehur e bindur se nëse Beqiri në zgjedhjet lokale, “atëherë LDK-ja do ta kthejë kryeqytetin”.