Degët e LDK në Zvicer, Suedi, Norvegji dhe Vendet e Beneluksit, mbështesin fuqishëm Listen e LDK dhe aletëtve të Djathtë, për Zgjedhje të parakohëshme në Kosovë!

24.05.2017 14:35:27
Degët e LDK vlersojnë lartë përsonalitetin e bartësit të Listes dr. Avdulla HOTI si dhe kandidatët në Listë si e vetmja ekip që mund ta qojë Kosoven përpara! Të nderuar qytetar të Kosovës, 17 vjet pas lufte dhe 8 vjet pas shpalljes së Pamvarsisë, përkundër progresit të vogel me vëmendje të posaqme në Qeverisjen e fundit, Kosova jonë dashur ka probleme në shumë fusha si; kapja e shtetit, krim të organizuar, zbatim të ligjit, ekonomi, arsim, shëndetsi, shërbime publike dhe mirqenje sociale! LDK dhe aleatët e Djathtë janë e vetmja aletrnativ e mundëshme për të rregulluar problemet e akomuluar për shum vite si rezultat i kapjes së shtetit dhe korrupcionit! LDK dhe aleatët, votuesve Ju kan ofru një listë cilsore, të paster dhe të dijes në të gjitha fushat që Kosova ka probleme! Ka ardhë koha vendimtare që qytetarët e Kosoves të distancohen nga krimi, populizmi dhe të orientohen në forca që sigurojn zbatim të ligjit, mirqenje, zhvillim ekonomik, integrime në BE dhe miqsi të përhershme me SHBA, orientim politik i projektuar nga Presidenti Historikk dr. Ibrahim RUGOVA! Degët e LDK, zërat e vonuar që merren me listen se kush ka mbetë jashtë dhe renditjen e kandidatëve e vlersojn si tendencioze dhe fushatë kundër të Djathtes dhe stabilitetit në Kosovë! Ne besojm fuqishem se Lista e LDK dhe e aleatëve është përpiluar me kujdesin më të madhe dhe është Listë Fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit! Apelojm tek të gjitha strukturat e LDK, anëtarsia, simpatizantëve për një mobilizim si në kohen e Presidentit Rugova që ta shpëtojm Kosoven nga kapja e krimit dhe ta orientojm drejt integrimeve perendimore, në të kundërten Kosova do të rrëshqet rrezikshem në ujra të turbullta të Lindjes dhe Lindjes së Mesme! Vetem të Bashkuar mund ta bëjmë Kosoven e lirë për të gjithë!
Dega e LDK Zvicerr; Arif BAHTIU – Kryetar
Dega e LDK Suedi; Qibrije HOXHA – Kryetare
Dega e LDK Norvegji; Daut HAXHAJ – Kryetar
Dega e LDK për Beneluks , Bahtir KASTRATI – Kryetar