Degët e LDK-së në Suedi, Norvegji dhe në vendet e Beneluksit ngushëllojnë familjarët Rugova me rastin e vdekjes së Ali Rugovës

24.08.2016 10:37:15

Degët e LDK-së në Suedi, Norvegji dhe vendet e Beneluksit, me rastin e vdekjes së Ali Rugovës, mixhës së presidentit Rugova, u kanë shprehur ngushëllime  familjes Rugova.

Po ashtu, këto degë kanë shprehur konsideratat e tyre për të birin e të ndjerit, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, për familjen e presidentit Rugova dhe për nënkryetarin e LDK-së, z. Haki Rugova.

“Dëgët e LDK në Suedi, Norvegji dhe shtetet e Beneluksit
Prishtinë, 23.08.2016
Në emër të anëtarsisë së Degëve të LDK në Suedi, Norvegji dhe shtetet e Beneluksit, Familjes Rugova iu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta me rastin e vdekjes së Ali Rrustë Rugovës.

Me respekt dhe konsiderata për ish – deputetin e Kuvendit të Kosovës, z.Naser Rugova, familjen e Presidentit Rugova dhe nënkryetarin e LDK z.Haki Rugova:

Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK për Suedi
Daut Haxhaj, kryetar i Degës së LDK për Norvegji
Bahtir Kastarati, kryetar i Degës së LDK për shtetet e Beneluksit” – thuhet në njoftimin e tyre.