Deka me nder, vorrin mermer ose Trimat nuk qahen (nuk vajtohen)

09.05.2018 10:21:34

Nga Sinan Kastrati

Temë “e ditës”, qe përsëritet disa vjet

Nuk do ta besoja se edhe artistët gabojnë. Ka më tepër se një javë ditë që  televizionet e shtypi i huaj shkruajnë për Bill Cosby-n (dhe Roman Polanski). Bill Cosby është aktori më i madh botëror i kinematografisë, si komik.

Por nuk na doli ashtu siq e mendonim shikuesit e botës artistin e papërsëritshëm. Ai ishte i përfshirë në shumë afera … Akademia e Oscar e larguan Cosbyn nga kjo Akademi prestigjioze e botëroere e fimit (“På torsdagen träffades ledamöterna i Oscars-akademien för ett möte. Under detta möte röstade de bort skådespelaren Bill Cosby och regissörenRoman Polanski, efter de allvarliga anklagelser som riktats mot dem” shkruante një gazetë e përditshme suedeze, Aftonbladet.

Më erdhi keq për Cosbyn që aq shumë pjes të fimave me Cosbyn kryehero kam shikuar por mendova se s`qenkemi vetëm ne, artistët e shkrimtarët shqiptarë (e) ”kosovarë” e as politikanët tanë që bëjmë skandale s … .

Ndryshimi është se te ne në Kosovë e në Shqipëri nuk denohen e as deri në dyer të gjykatave nuk shkojnë akuzat për korrupcion e hajni, tradhti e kurvni edhe nëse zihesh me aeroplan plot me hashash e me miliona marka, dollarë e euro në doganë ndërsa një gjykatë amerikane hapi hetimet për Cosbyn. Ai gjithashu është arrestua dhe gjindet në arrest shtëpiak dhe pritet gjykimi ndërsa vetë Cosby i kanë në këmbë pranga (Bill Cosby döms till husarrest i väntan på att domen mot honom ska vinna laga kraft. Han måste därmed bära fotboja och får bara lämna hemmet i Philadelphia för att träffa sina advokater eller söka läkarvård, skriver Time.)1*

Dhe po dalë përsëri te shqiptarët e te Shqipëria sepse atje po me dhemb më shumë.

Shuteriqin, të cilin e njohim si historianin më të mirë të Letërsisë Shqipë që edhe ky nuk është i pa gjynahe, por gjithsesi më i miri shkruan: “Shkrimtari e artisti nuk janë si një pllakë fotografie, ku jeta vizatohet me përpikshmërinë e saj të imtë, ai e shikon jetën nëpërmes ndërgjegjes që ka formuar” (Dh. S. Shuteriqi)

Isha zgjua shumë herër nga gjumi e jorganin nuk e kisha hjek nga krevati i butë por që gjumi më mirë më merrte kur flija në kashtën e arave të tona, të Turjakës që shpesh ndodhte qëllonte edhe ndonjë therrrë me kashtën e Bratatinit por mua nuk më therte as si “Thumbi” i Prishtinës e “Hosteni” i Tiranës.

Hapa postën dhe pash se më kishin ardhur shumë letra. Asnjë nuk e lexova, i lash për më vonë.

 Dhe thash, kam harruar “profesionin” tim, si letrar e si me zor mora një libër nga rafti pa e ditur se çka po dua. Oh, kisha marrur Antologjinë e mendimit estetik shqiptar 15041944 të Nasho Jorgaqit.

Dhe në vend se të filloi nga faqja e parë, gishtat e dorës më shkuan te faqja e fundit, te Lënda. Fillova të lexoj më shumë nga kurreshtja se sa që nuk i kisha lexuar më parë për Mendimin e popullit, Marin Barletin; Frano Bardhin, Bogdanin, Vinçenco Darasin, Jeronim de Radën; Kamardën, Vreton, Jubanin dhe vazhdova me Stragoin, Gavrill Darën e Ri, Asdrenin, Nolin e Gurakuqin dhe ec e ec, “bashkë” me Jorgaqin u “takuam” me Kostaq Cipon, Nikolla Ivanaj e Eqrem Çabej-n, Shuteriqin, Misto Toska-n ; Varfin, Ttulanin e Jani Dodi-n.

O Zot, thash më vete, se tashmë Nashua , kishte ikur, ku janë të tjerët? –Ku është Fishta?

-Po nga Kosova, pse nuk është asnjë grua e as burrë?

Dhe përseri dola në fillim të librit, në “Hyerje”, ani pse Nashua nuk e kishte titullua por kishte vazhdua me “Gjykimet që i shpreh populli” për artin dhe mendimin estetik.

Prap nuk iu besova syve të mi, si është e mundur mos me pas asnjë “kosovar” në këtë libër antalogjik?

Mora librin tjetër, për çudi edhe ky më besoni ishte me autor Nasho Jorgaqi dhe Xhevat Lloshi “Antologjia e fjalës së mençur”.

U gëzova se në këtë antologji të mençur gjeta mendimet e shumë  artistëve, gjuhëtarëve e shkimtarëve nga Kosova, nga Selman Riza “Ate çbën njeriu për atdhe duhet ta harroj”, nga Hasan Prishtina “Dy duar për kokën, koka për atdheun” dhe dy mendime të Rexhep Qosjes”Te liria nuk arrihet me lule , por me vuajtje e dhe mundime të gjata” dhe mendimin e dytë “Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli që i përkas.

Me qit dorën në zemër nuk më pëlqyen as mendimi i parë e as i dytë i R. Q. ama  u gëzova që më në fund gjeta mendimet e dy të vdekurve që nuk vdesin (Hasan Prishtina e Selman Riza) dhe një “galli” që më shumë do të vlente një i vdekur se Qosja e thua se s`atë mendime të popullit e të politikanëve të tashëm e i paskan marrë dy mendime të Qosjes, krahas fjalëve të mençura të Volterit, Götes, Nalit, Naimit, Garibaldit, të J. De Rades, Uajdit, , Konicës etj

Po përsëri nuk isha i k`naqur me ato që pash e i kisha lexuar sa e sa herë. Isha kurreshtarë të dije a kanë futur autorët shaqiptarë nga Shqipëria ndonjë grua kosovare, kështu na quajnë në Shqipëri, Kosovarë”, mjerisht edhe Jakov Xoxa në “Lumi i vdekur” e unë reagoja, jemi shqiptrar-ë nga Kosova por nuk bënte punë.

Mora Antologjinë e Letërsisës Shqipe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (Letërsi e realizmit socialist).

As këtu nuk gjeta “as për be”, asnjë autor, grua e as burrë nga Kosova.

I hyra me radhë, Letërsisë së Luftës Antifashiste … 1. Prozë e autorë ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nku Spiro e Gjikë Kuqali

  1. Këngë, marshe e poezi. Dhe këtu ishin Aleks Çaçi, Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kolë Jakova (që e kam shumë në qejf, nuk mund ta meshef), Llazar Siqliqi, Memo Meto, Shefqet Peçi e Shefqet Musaraj. Edhe këtu nuk gjeta asnjë “kosovar-ë” “maqedon”, “malazez” e “serb” 2*

Dhe shkova më poshtë te 3. Letërsia e periudhës së rindërtimit dhe të ndërtimit socialist të vendit. As këtu nu pash ansnjë shkrimtar nga Kosova, me të drejtë. Dhe kështu me radhë shkova deri në fund me Poemat, Prozën, tregimet, romanet dhe dramat.

Mjerisht, tmer. Nuk kishte asnjë, shqiptarë kosovarë.

Nuk ishte qëllimi e as dëshira ime që ti hyjë kesaj teme e këti lëmshi të madh që askush nuk mund të ia gjej fijen po mos të kisha parë mbrëmë një emision në Rubikon, KTV me dy komunistë apo enveristë kosovarë dhe dy nacionalistë shqiptarë.

Thash më vehte, populli shqiptarë kurrë nuk ka me e mbushur me mend.

E them këte sepse njëri nga të ftuarit që kishte edhe një libër për Kosovën thoshte: Kur isha në Shqipëri, në kohën e Enverit, bëra një lutje në ambasadën jugosllave në Tiranë që të marrë pasaportën jugosllave e të kthehem në Kosovë. Jugosllavët ma refuzuan kërkesën si armik apo i papërshtatshëm, kështu diçka.

Por çudia ndodhe sepse menjëherë më thirren sigurimi dhe partia e Shqipërisë e më thanë: Nëse don me u kthye në Kosovë, ke me e marrë pasaportën por me një kusht “Nëse në Kosovë formani një parti apo organizatë marksiste-leniniste”!

Kush mund të na bind neve shqiptarëve se me të huajt “Luajm K…” se çdo herë shqiptarët kanë pasur udhjeqje jo të mira, tradhtare e në dëm të shqiptarëve?

Edhe vetë Skënderbeu, në një libër që kam lexua thuhet se më shumë ka pasur mosmarrëveshje, kurtha e tradhti nga krerët e kohës se sa nga malazezët a ata të Napolit e të tjerëve.

1* bära fotboja, nuk munda ta përkthej prandaj mendova ta shpjegoj me më shumë fjalë. Kriminelëve iu vihen në këmbe një si radio që ai nës largohte nga shtëpia, sinjali shkon në polici dhe policia e burgos.

2* “kosovar-ë” “maqedon”, “malazez” e “serb” Termi kosovar, gjuhë kosovare, komb kosovar ka filluat të pëdoret nga disa “analistë” e studjues në Kosovë e në Shqipëri këto viteve të fundit.

Nuk jam kompentent që të flas për këto tema shumë të ndieshme por jam që të respektohet deri në fund Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe i mbajtur në Tiranë më 1972. Pra të mos luhet me ndjenjat e popullit.

Një peyetje shumë e vockël e atyre që na quajnë “kososovarë”, atherë si ti quajmë shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi e në Maqedoni? A ti quajm edhe ata “maqedonë e malazezë” analog me kosovarët”?

-Jo! Ata janë shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi e në Maqedoni e jo, maqedonë e malazezë e as kosovarë.

Pasi e përfundova shkrimin mu kujtuan Emin Duraku, Zekeria Rexha, Abedin e Ganimete Terbeshi, Fadil Hoxha, Esad Mekuli, Anton Çetta e Mark krasniqi, Idriz Ajeti, Salih Bajrami e Feri Ramadan- Krasniqi, Nexhmije Pagarusha … Hadi Shehu, Katariana e Xhevat Çena e shumë e shumë të tjerë. Edhe këta ishin shqiptarë e kanë dhënë një kontribut, them gjithnjë për kohën sidomos për Luftën Nacionalçlimtare që është diskutueshme, pra nuk ishte luftë pë çlirim nacional e as social as ajo e Luftës së Dytë botërore e ash kjo e fundit, dahtë Zoti të jetë e fundit, ajo e vitit 1999, viti i fundi e shkeullit dhe mijëvjeçit, jo për Kosovën e as për Shqiptarët e Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë por me ndërskamcat e “luderëve” të shitur atherë e sot Kosova mbeti jashtë Shqipërisë.

Faktet flasin se Enver Hoxha ishte i lidhur me jugosllavet, M. Popović, Dushan Mugosha e tash, (1999) edhe më shumë lpk-istet e të gjitha ngjyrave e fraksioneve komuniste u bashkuan kundër interesave shiqptare të Kosovës prandaj Kosova është ndarë në Veri e në Jug dhe me 10 komuna serbe, në brendësi me vullnetin e Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, e të tjerëve dhe duke i vrarë nacionalistët shqiptarë, ushtarakët e intelektualët si Kol. Ahmet Krasniqin, Xhemajl Mustafen e shumë të tjerë që ishin rreshtua në krah të Ibrahim Rugovës.

 Malmö, 9 Maj 2018