Deklarata Behxhet Pacolli se “me serbët nuk kemi pasur kurrë probleme,, nuk përkon me realitetin

27.09.2018 11:08:57

Nga Fadil Kajtazi

Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Kosoves Behxhet Pacolli se “me serbët nuk kemi pasur kurrë probleme, kemi jetuar gjithmonë me ta”, nuk përkon me realitetin, nuk përkon me dinjitetin e një ministri i cili duhet t’i mbroj interesat e vendit në raport me një shtet armiqsor, i cili para njëzet viteve ka vrarë në mënyrë sistematike, në shumicë me torturë 11 mijë shtetas, që Pacolli i përfaqëson në marrëdhëniet ndërkombëtare, ka dhunuar 20 mijë gra, i mbanë të fshehur rreth 1600 persona, dhe ka shkaktuar dëme materjale rreth 22 miliard euro.
Në raportet shqiptaro-serbe, çështja është se serbët kanë probleme me shqiptarët. Nga viti 1845, e deri tani, shteti serb, ka hartuar tre elaborate për zhdukjen e shqiptarve dhe se paku këte ka provuar ta bëj katër herë. Thaqi dhe Pacolli ose jane budallenjë (ahmak) ose vegla të serbve për të kuptuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga planet për zhdukjen e shqiptarëv. Kjo vërtetohet nga servilizmi i tyre në raport me zyrtarët serb, armiq të shqiptarëve. Edhe pse Thaqi dhe Pasolli së bashku me familjet e tyre nuk kanë pësuar në rrafshin personal as gjë nga shteti serb, pozitat i kanë fituar nga viktimizimi i shqiptarëve, dhe rrjedhimisht duhet të jenë viktima të gjenocidit serb; së paku për poziten që mbajnë, ashtu duhet të ndihen. “I urrej viktimat që respektojnë ekzekutorët” ( J. P. Sarter)