DEKLARATA E DACICIT DHE MOSREAGIMI I DICK MARTYT!

14.10.2020 14:38:22
Nga: Ahmet Asani
Pas deklaratës së ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçic, i cili në mënyrë retorike paralajmëroi mundesinê e denimit të të gjithë atyre qe do të jepnin informata rreth lokacioneve të varreve ku jane te fshehur shqiptaret e vrarê te Kosovës gjate luftes 1998/99, shumë shqiptar në Zvicer e ma gjërë kanë pritur që reagimi i ztr. Dick Marty do të jetē i shpejtë dhe institucional!
Per shqiptaret e Kosovës dhe per shqiptaret në përgjithesi figura e ztr. Dick Marty nuk paraqet thjesht vetëm nje emër, por paraqet nje zë institucional të rëndësishëm të drejtesisë! E si mund të ketë drejtësi e rehati për ne shqiptaret e gjallë ztr. Dick Marty, kur Serbia ende po luan me shqiptaret e vdekur, po luan me eshtrat e atyre femijëve, pleqëve, grave e burrave shqiptarë të cilet i vrau shteti i Serbisë vetëm pse ishin shqiptarë?!
Ne shqiptarët mund ta imagjinojmë se si bëjnë gjum të rehatshëm mbi eshtrat e shqiptareve te vrarë politikanet serb sikur Dacici e Vucici, por nuk e kuptojmë dhe nuk mund ta imagjinojmë si mund të beni ju ztr. Dick Marty dhe koleget tuaj parlamentar të Europes gjumë të rehatshëm, pas deklaratave te tilla që dolën nga vet kreu i shtetit serb?!
Është e pabesushme që ju ztr. Dick Marty nuk po reagoni e kërkoni që ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic, te dërgohet në Hagë për të dëshmuar rreth vendndodhjes së eshtrave të shqiptarëve të vrarê gjatë luftes 98/99?! Zotëri Dick Marty, shqiptarët nuk mund të pranojnë këtë formë të mbrojtjes së krimit serb që Evropa po e bënë në heshtje! Serbia mund të vazhdoj ti mbaj eshtrat e shqiptarëve me shpresën që një ditë edhe me eshtrat e shqiptarëve të bëjë pazare, por një gjë të tillë nuk do ta pranojnë kurrë shqiptaret ztr.Dick Marty!