Deklarata e nëndegës së LDK-së në Vilisau lidhur me procesin zgjedhor në LDK

09.06.2019 01:35:25

 Nëndega e LDK-së në Vilisau ka dalë me një Deklaratë lidhur me kriteret e vendosura nga Kryesia e degës së LDK-së në Zvicër, di dhe lidhur me procesin zgjedhor në LDK.

Nëndega e LDK-së në Vilisau që është një nga nëndegët që janë përjashtuar nga procesi zgjedhor në degën r LDK-së, nëpërmjet kësaj Deklarate ka sqaruar se ka mbajtur Kuvendin e saj, në të cilin është zgjedhur Kryesia dhe katër delegatë për Kuvendin e degës.

Po ashtu, nëndega e LDK-,së në Vilisau fton nëndegët tjera që të mbajnë një mbledhje të përbashkët dhe së bashku të marrin një vendim për Kuvendin e degës.

Në këtë Deklaratë, kjo Në degë shpreh edhe qëndrimet politike lidhur me procesin zgjedhor në LDK, dhe fokusi.org i publikon ashtu siç i ka shprehur kjo në degë, dhe di qëndrime të saj.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë Deklaratën e nëndegës së LDK-së në Vilisau:

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau mbajti mbledhjen e saj të radhës me 08.06.2019, në.të cilën njëra ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi i një vendimi të të ashtuquajtures kryesi e degës së LDK-së në Zvicër.

Në bazë të atij vendimi arbitrar, caktohen disa kritere të cilat duhet t’i plotësojnë nëndegët, për të mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore. Pa i verifikuar fare se ai plotësojnë këto kritere që arbitri i vendosi, morën vendim t’i përjashtojnë disa nëndegë nga e drejta e tyre legjitime për të mbajtur kuvendet zgjedhore. Njëra ndër to është edhe nëdega e LDK-së në Vilisau.

Në bazë të zhvillimeve që ndodhën në degën e LDK-së në Zvicër, që nga kuvendi i VIIi gjerë më sot, Kryesia analizoi mirë rrjedhat e atyre zhvillimeve dhe vendosi të dalë me këtë dekleratë për opinion, që t’i sqarojë me një informim të drejtë anëtarsinë e gjerë të LDK-së.

Anulimin e kuvendit të VIII zjedhor të degës së LDK-së në Zvicër, nga kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë, Kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau e pati konsideruar dhe vazhdon ta konsiderojë si arbitrar, tendencioz dhe jashtë çdo norme demokratike.Kuvendin e VIII zgjedhor, nëndega e Vilisaut e pati vlersuar si kuvendin zgjedhor më demokratik, me një transparencë të lartë, ku në garë morën pjesë katër kandidatë për kryetar të degës, ku u votua me votë të fshehtë.

Anulimi i këtij kuvendi dhe përsëritja e tij, konsiderojmë se ishte vendimi më jo demokratik, i cili ou përngjan vetëm partive komuniste që me çdo kusht duhet të fitojë i adhuruari i padronit. Përsëritja e kuvendit zgjedhor dhe zhvilimet gjatë procesit të kuvendit, e dëshmuan këtë .Të dy emisarët që ishin dërguar nga Kosova, me misionin e ngarguar nga padroni Mustafa, e realizuan pikë për pikë, duke e lënduar rëndë demokracinë në partinë e parë demokratike në Ballkan,LDK-në e madhe te presidentit Rugova.

Sali Morina do të mbetet turpi i LDK-së, i cili nuk bëri zgjedhje demokratike, por bëri puç në degën e LDK-së në Zvicër, duke e vendosur në krye të degës të adhuruarin e padronit. Kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau, atë kuvend zgjedhor e ka konsideruar, dhe vazhdon ta konsiderojëj si kuvend jashtë çdo norme statutare, dhe frymës demokratike që historikisht ka mbretëruar në LDK.

Të gjitha organet drejtuese që kanë dalë nga ai kuvend, nëndega e LDK-së në Vilisau i ka konsideruar, dhe vazhdon t’i konsiderojë të dhunshme dhe jo legjitime, andaj të gjitha vendimet që merr e ashtuquajtura Kryesi e degës, për neve janë jolegjitime dhe të pazbatueshme.

Nëndega e LDK-së në Vilisau si njëra ndër nëndegët më aktive, dhe më kontributdhënëse ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor, ku janë zgjedhur Kryesia e re dhe katër delegatët për kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Zvicër.Kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau iu bën thirrje të gjitha Kryesive të nëndegëve që të mblidhemi në një tubim të përbashkët, të Kryesisë së zgjeruar, ku në mënyrën më demokratike, të bashkuar të gjithë pa përjashtime, linqime dhe etiketime të caktojmë datën dhe formën e një kuvendi zgjedhor demokratik, ashtu siç i ka hije LDK-së.

Lufa e egër për përfitimin e delegatëve nga tri klanet, është shumë e rrezikshme.Një gjë e tillë po bartet edhe në Degën e LDK-së në Zvicër, në mënyrë që i preferuari i padronit t’i sigurojë delegatët e vet, që në kuvendin zgjedhor në Prishtinë ta votojnë padronin. Në mendojmë që kjo logjikë duhet sa më parë të ndërpritet dhe, të lejohet një proces zgjedhor i lirë dhe demokratik.Ekseset që po ndodhin nëpër prceset zgjedhore, në nëndegë dhe degë të ndryshme, janë një paralajmrim i keq se do na përseritet një kuvend edhe më i keq se ai paraprak, ku u lëndua rëndë demokracia në LDK.

Ne bëjmë apel te të gjitha nëndegët dhe degët në Kosovë që të parandalohet një skenar i tilë ogurzi për LDK-në.

Nëndega e LDK-së në Vilisau do e vazhdojë punën dhe veprimtarinë e saj si çdo herë më parë në frymën e filozofisë Rugoviane, të tolerancës dhe bashkimit, duke qenë të pakompromis ndaj diktatures, përjashtimeve dhe linqimeve.

Nëndega e LDK-së në Vilisau ishte pjesë përbërëse e realizimit të dy veprave të mëdha: Memorialit Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, dhe Ekspozitës për presidentin Rugova.

Komisioni për Informim i nëndegës së LDK-së në Vilisau