Deklarata e Vuk Jeremiqit dhe zhdukja e gazetarit Cvetkoviq paralamërime për një verë të nxehtë në Kosovë dhe rajon?

14.06.2018 14:19:29

Nga Rexhep Kastrati

Vuk Jeremiq ka deklaruar se Vuçiq do ta destabilizojë veriun e Kosovës që ta ketë më të lehtë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, kurse tashmë ka edhe një lajm të ri: gazetari që është marrë me hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është zhdukur.

Në fakt, këto dy raste në dukje pa ndonjë lidhje thelbësore me njëri-tjetrin, janë shpërfaqje e një sistemi konspirativ, të mbrapaskenës dhe të angazhimeve të shumta që shkojnë përtej qasjeve dhe qëndrimeve publike, edhe të dy shteteve, edhe të rajonit dhe më gjerë.

Paralajmërimi i Vuk Jeremiqit për mundësinë që Vuçiq të destabilizojë veriun e Kosovës, është një mundësi për të cilin kam shprehur shqetësimin dhe kam tërheqë vëmendjen vite me radhë, dhe këtë e kam bërë në kontekst të skenarëve serbë, e ndër të cilët më i fuqishmi është Memorandumi i dytë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, i hartuar më 2011 nga Dobrica Çosiq dhe Lubomir Tadiq, babai i Boris Tadiqit, dhe i cili ka trajtuar dhe ka bërë sekanarë të veçantë për shtete të veçanta të dala nga ish-Jugosllavia, e në rastin e Kosovës, thelbin e ka në destabilizimin e saj, në pamundësimin e funksionimit të saj si shtet, i fuqizimit të një klase politike të kontrolluar nga strukura mafiozo-politike dhe agjentura kundërshqiptare etj.

Vrasja e Oliver Ivaniviqit, e cila i ka gecur në fyt regjimit në Serbi, në fakt, duhet parë si një vrasje e bërë nga strtukura mafiozo-politike serbo-shqiptare të kontrolluara nga Beogradi, për arsye që, siç kam, kanë të bëjnë me mundësinë që për të shpëtuar lëkurën e vet, si dhe edhe për shkak të anashkalimit dhe margjinalizimit nga ana e regjimit të Vuçiqit, Ivanoviq të ketë bashkëpunuar me Gjykatën speciale dhe me institucione të tjera ndërkombëtare, edhe në zbërthimin e kontrollit serb, rusë dhe të aleatëve të tyre mbi klasën politike, ekonomike dhe të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Stefan Cvetkoviq, gazetari, i cili edhe më herët ka qenë i njohur për angazhimin e tij rreth rastit të Oliver Ivanoviqit, rezulton i zhdukur sipas Nenad Çanakut. Edhe pse nuk ka ndonjë informacion më konkret dhe më të qartë në këtë aspekt, megjithatë mundësia që ai të ketë kuptuar implikime jo vetëm të Serbisë, por edhe implikime rajonale e më gjerë, mbetet si mundësia që mund të ketë bërë që ai të zhduket. Kurse vetë zhdukja, mund të jetë edhe zhdukje e bërë nga palë të interesuara për të mos u zbardhur kjo vrasje, por edhe zhdukje si mënyrë për t’u fshehur nga njerëzit që e ndjekin.

Zbardhja eventuale e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, përkatësisht zbulimin e implikimieve të faktorëve thelbësorë të Serbisë dhe të shteteve të fqinje, do të thotë zbulim i faktorëve të shumtë që kanë punuar dhe punojnë për destabilizimin e Kosovës.

Është për të theksuar se zbardhaj e plotë e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, do të mund të çonte edhe në zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë, pasi që në thelb të të gjitha vrasjeve janë strukura të njëjta, apo kryesisht të njëjta, ose strukura që mund të ketë qenë në bashkëpunim të plotë për këto vrasje.

Në aspektin e sigurisë dhe të stabilitetit dhe të rajonit, zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, do të thotë edhe zbardhje e plotë e organizimeve politike, shtetërore, mafioze, agjenturore për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit.

Koha ka treguar se Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre nuk e kanë fare të vështirë që të destabilozojnë Kosovën, pikërisht për shkak të angazhimeve të vazhdueshme në këtë drejtim, për shkak të pranisë së rekrutëve të tyre në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, edhe për shkak të ndërlidhjes së strukurave mafiozo-politike mafioye shqiptare dhe jo vetëm shqiptare, me klasën politike të Kosovës.