Deklarata për shtyp me ndjenjën e robit: Sjelljet korrekte të Serbisë?!

04.11.2016 14:33:34

Nga Milazim Maraj

Lirimi i Nehat Thaqit dhe Hilmi Kelmendit u përcoll në mënyrë spektakulare nga mjetet e informimit të Kosovës. Madje kishin përgatitur edhe aktor për valle e këngë, për lirimin e Nehat Thaqit. Për këtë ngjarje në vend që të fillohet procedurë juridike në instancat ndërkombëtare për arrestime dhe maltretime të shqiptarëve që kalojnë nëpër Serbi, organizohen këngë e valle. Për këto ngjarje të dhembshme kur agresori përsëri dhunon, i ndal, nga rruga, i arreston, i dërgon në polici, i merr në pyetje, i dërgon në prokurori, prokurori pa pasë informata të verifikuara i paraburgosë 48 orë pastaj gjykatësi i rastit merr vendim për paraburgim 30 ditë; mundohet të fabrikoj dëshmitarë dhe kur dëshmitarët nuk gjendën i liron si të pa fajshëm. Kurse viktimat deklarojnë sjelljet korrekte të organeve serbe ndaj tyre. E çuditshme!. Tani si mund të emërohet kjo dukuri. Kur viktima kënaqet vetëm më aktin e fundit, lirimin për pafajësi. A tregon kjo dukuri nevojën për një studim të këtij populli viktimë shumë vjeçare tani edhe pas luftës së fundit për një sindrom robërie. Apo është ky ( Sindromi i Stokholmit) kur viktima dashurohet në ushtruesin e dhunës. Kohën e fundit jemi dëshmitar të dy arrestimeve nga policia serbe. Një ishte drejtori i policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi dhe i dyti ishte Hilmi Kelmendi nga Gjakova. Këta të para burgosur tani më po dihet të pa fajshëm, por që janë viktimë e lojërave të Serbisë me shqiptarët, her për të treguar epërsinë e saj e her për të ushqyer shovinizmin serb në Serbi dhe Kosovë, arreston shqiptarë i mbanë në paraburgim, zhvillon hetime ndaj tyre dhe pastaj në këtë teatër tregon “shpirtin e madh”serb dhe i liron. Këta fatkeq që përjetuan këtë” korrektësi institucionale serbe” a do t’i kishin quajtur korrekte sjelljet e njëjta të organeve shtetërore të Kosovës? Apo do t’i akuzonin se janë më të zi se serbet? Për njerëzit që kanë përjetuar burgjet serbe e kanë të qartë çka do të thotë paraburgimi në Serbi dhe korrektësi serbe. Kurse viktimat deklarojnë për korrektësi të organeve shtetërore serbe. Çka është kjo korrektësi? Është krahasim me masakrat e disa viteve më herët, është korrektësi vetëm nëse nuk i kanë rrahur, apo thjeshtë që i kanë liruar dhe tani urojnë vetën më fjalën “U harroftë e keqja”. Pse këta, ish të arrestuar u kënaqën kaq shumë e kaq shpejt; posa dolën nga burgu , që t’i vlerësojnë korrekte sjelljet e organeve të hetuesisë serbe? Çka pati këtu korrekte? Arrestimi i Drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës ishte ofendim shtetëror dhe jo korrekt, këtë e vërteton vendimi për lirim, arsyetimi mungesa e provave. Ndalja nuk ishte korrekte, arrestimi nuk ishte korrekt, vendimi i prokurorit nuk ishte korrekt, vendimi i gjykatësit të rastit nuk ishte korrekt dhe tani vendimi i gjykatësit për lirim në mungesë të provave doli korrekt dhe që mbuloj tërë pa korrektësinë e këtyre institucioneve serbe nga vet viktimat. Pas këtyre vetëvlerësimeve për korrektësi serbe, vjen pyetja a janë këta të arrestuar viktima, fajtor apo ka diçka të mesme këtu? Pse ndodhë kështu? ??????