Deklarata skandaloze e Albinit në Prizren dëshmon gjendjen e rëndë sociopatike të tij

12.11.2016 19:59:12

Nga Rexhep Kastrati

“Astriti ishte i paraburgosur; pra, as dënim as aktakuzë. Është situatë tjetër kur vdes në burg një person i dënuar e në vuajtje të dënimit dhe është diçka krejtësisht ndryshe kur dikush vdes në paraburgim. Astriti, në paraburgim, jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe ligjërisht ishte i pafajshëm”.

Kështu ka thënë sot në Prizren, Albin Kurti para dhjeta militantëve të sektës së tij, dhe kjo i ka mjaftuar për ta akuzuar shtetin për vrasjen e Atritit. Por me këto që ka thënë, Albini ka shpërfaqur një humbje të torruas përballë fakteve që deri më tash janë bërë publike dhe që janë tepër inkriminuese për të dhe sektën e tij. Është kështu për faktin se në fjalinë e parë vetëm ka konstatuar statusin ligjor të Astritit në burg, kurse me fjalinë e dytë ka bërë skandalin më të madh të mundshëm, që e paraqet gjendjen e tij socioatike shumë të rëndë: vdekjet i ndërlidh me statusin ligjor të të burgosurve. Për Albinin tjetër është vdekja e një të burgosuri të dënuar dhe në vuatje të dënimit, e tjetër është vdekja e një të paraburgosuri që nuk ka pasur ndonjë aktakuzë, apo ndonjë dënim. Pra, për Albinin sikur Astriti të kishte qenë i dënuar dhe në vuatje të dënimit, nuk do të kishte problem vdekja e tij, por qysh me vdekë pa u dënuar? Pra, është e qartë se Albini është fare i humbur, është në gjendje të rënduar sociopatologjike, sepse vetëm një person me gjendje të rënduar sociopatologjike bën dallim ndërjet një vdekjeje të një të dënuari dhe dikujt që nuk është dënuar. Dhe ka ardhur nga Prishtina në Prizren, për të përsëritur ato që dihen, pra për statusin ligjor të Astritit në burg, si dhe për të shpërfaqur marrëzinë më të madhe të mundshme. Dhe kjo është shumë e rëndë për të, për gjendjen e tij sociopatologjike. Po çka ka lidhje statusi ligjor i Astritit me vdekjen e tij? Po pse qenka tjetër vdekja e një të dënuari me burg dhe një të padënuari, por që me vendim gjykate mbahej në paraburgim? Po të ishte i dënuar Astriti, do të ishte normale të vdiste? Vetëm t’i mendosh përgjigjet e këtyre pyetjeve do të ngriheshin flokët përpjetë, e lë më t’i thuash me zë. Por për Albinin që do të duhej të sqaronte se përse edhe në statusin ligjor që kishte Astriti, nuk mund të takohej me prindërit e tij pa mbikëqyrje të komisarëve të sektës okulte, që do të duhej të sqaronte se përse ishin mbajtur të fshehta, përkatësisht ishin mohuar vizitat e komisarëve të tillë te Astriti, ai merret me statusin ligjor të këtij të fundit. Statusi ligjor i Astritit nuk ka të bëjë fare me vdekjen, sepse njeriu mund të vdesë edhe nga zemra, mund të vdesë edhe nga asfiksia, edhe nga ndonjë shkak tjetër të atypëratyshëm, por mund edhe të vrasë veten nëse ka ndonjë trysni të madhe psikologjike, ka ndonjë gjendje depresive, por edhe mund ta vrasë dikush. Të dhënat e gjertanishme, sikurse edhe pjesë ditari të publikuara, bëjnë të qartë se Astriti ka qenë i ngarkuar psikikisht me vizitat e prindërve të tij me mbikëqyrej nga komisarët e Albinit. Në fakt, vetë ato vizita të mbikëqyrura nga komisarë të Albinit, dëshmojnë për mosbesim, për frikë, për pasiguri dhe për një nevojë që të kontrollohen edhe vizitat intime dhe familjare. Çfarë mund t’u thoshte Astriti prindërve të tij dhe që nuk do të donte Albini t’u thoshte? Pastaj, çfarë mund t’u ketë thënë Astriti atutoriteteve që të meritonte vdekjen? Kë mund ta ketë implikuar në histori reale të krimit dhe të veprimeve të tjera inriminuese? A kishte dhënë informacione për mundësinë e implikimit të Albinit e te poshtë në aksione, plane, skenarë dhe angazhime të tjera kriminale dhe kundërshtetërore? A kishte implikuar edhe lidhjet ndërmjet partive të ndryshme, pra ndërmjet sektës okulte të Albinit, të PDK-së, të AAK dhe të Nismës në angazhime të ndryshme kriminale? Çka e kishte bërë Albinin të mos u besonte as Astritit, as prindërve të tij, por t’i mbikëqyrte dhe t’i përgjonte bisedat e tyre? Dhe përgjigjet në këto dhe shumë pyetje të tjera që mund të dalin, janë thelbësore për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së Astritit, e jo statusi i tij ligjor në burg. Dhe janë përgjigjet e mundshme në këto dhe pyetje të tjera që mund të dalin, arsyet që mund ta kenë rënduar gjendjen sociopatike të Albinit dhe të sektës së tij dhe që e kanë bërë atë të vijë nga Prishtina dhe të shpërfaqë marrëzira dhe idiotizma të tilla si në krye të këtij shkrimi. Cili prind normal do ta quante në rregull këtë mënyrë rezonimi si të Albinit? Cili prind normal nuk do ta pyeste Albinin: çka ka lidhje vdekja me statusin ligjor të të vdekurit? Kurse ata që janë të dënuar tashmë për çfarëdolloj vepre, do të mund ta pyesnin Albinin: Ç+të dukemi ne të dënuarit që na e quan vdekjen tonë eventuale të ndryshme nga vdekjet e tjera? Familjarët e viktimave të dhunës politike do të mund të pyesnin Albinin: po vdekjet e të afërmëve tanë si të trajtohen? Në çfarë grupi i fut ato? Kurse unë do ta pyesja: po Arbnori që nuk ishte as i dënuar, e as i paraburgosur pse nuk është gjallë? A e ka dënuar kush dhe pse? Krejt në fund mund të them: Astriti ka vdekur si i paraburgosur, pra i padënuar ligjërisht, pra edhe i pafajshëm ligjërisht, por atë dikush e ka dënuar dhe për shkak se e ka konsideruar fajtor për diçka. A e ka dënuar Albini për shkak se Astriti ka bashkëpunuar me autoritetet? A ka qenë ky faji i tij?